Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vettingu/ Vasili letër Nishanit, Metës dhe Ramës: Bordi i ONM-së i paligjshëm

2017/02/14 at 9:03 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Petrit Vasili : Zgjedhjet t’i monitorojë administrata e re Presidentit Trump

Krijimi i Bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit sipas Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, është një instrument politik dhe jo kushtetues.  Në një letër që Ora News e disponon te dërguar në datën 13 shkurt kreut të Kuvendit, Kryeministrit, Presidentit dhe Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, Vasili shpreh shqetësimin për rolin e paqartë dhe ligjshmërine e këtij bordi, pasi sipas tij fryma e Kushtetutës përcakton vetëm ardhjen e vëzhguesve ndërkombëtarë me eksperiencë për të monitoruar proçesin e vettingut. Ministri Vasili nënvizon në letër se ky bord duhet të vazhdojë punën e tij vetëm pasi të bihet dakord mes palëve për rolin e tij.


Bordi i krijuar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit sipas Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, është jokushtetues.

Nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Kuvendit Meta, kryeministrit Rama, presidentit Nishani dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin, të siguruar ekskluzivisht nga Ora News, Ministri Vasili shpreh shqetësimin e tij per ligjshmërinë e këtij bordi.

Në letrën e dërguar theksohet se konsensusi i arritur në 21 korrik kishte të bënte me vëzhgues ndërkombëtarë ekspertë të ligjit me jo më pak se 15 vite eksperiencë, ndërsa nuk ka qenë i parashikuar krijimi i një bordi të tillë menaxhues.

“Në të gjitha dispozitat qoftë kushtetuese apo ligjore nuk ka asnjë përcaktim mbi ngritjen e një Bordi të Menaxhimit të ONM. Në komunikimin e datës 7 shkurt 2017, janë caktuar 3 ekspertë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 2 ekspertë të SHBA. Caktimi i këtyre ekspertëve është në respektim të plotë të kërkesave të Kushtetutës dhe ligjit sa i takon proçesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi këta do të jenë organi i ngarkuar që so të realizojnë vëzhgimin e pavarur.

Ndërkohë qeveria shqiptare ka detyrimin të vërë në dispozicion të tyre gjithçka duke filluar nga informacioni i plotë ligjor e dokumentar, deri në garantimin e mjeteve logjistike. Çdo parashikim tjetër sa i takon Bordit të Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përbërjes, rolit të tij të paqartë në këtë proçes, anëtarësisë së tij me pjesmarrës të përkohshëm si dhe përfshirja brenda tij të përfaqësuesve të Ambasadave respektive, nuk gjejnë mbështetje qoftë në Kushtetutë apo në ligj”.

Sipas Vasilit, fryma e Kushtetutës parashikon tërheqjen e ekspertizës ndërkombëtare më të mirë që do të monitorojë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe jo përfshirjen politike të përfaqësuesve ndërkombëtarë, siç e quan ai krijimin e këtij bordi.

Bordi i menaxhimit të ONM u bë i ditur me ardhjen e kreut të këtëj operacioni, Genoveva Ruiz Calavera dhe në përbërje të tij ka 5 juristë, 3 nga vendet e BE dhe 2 nga SHBA.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk do të ketë asnjë fuqi ekzekutivi në proçesin e zbatimit të reformës në drejtësi.

v1

v2

v3

Etiketa: letravasilivettingu


Ju sugjerojmë

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Sulmi i Iranit, Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente
Bota

“Kërkohej armëpushim e lejimi i ndihmave”/ SHBA bllokon rezolutën për Gazën në OKB

5 Qershor, 2025 2:58 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

5 Qershor, 2025 2:40 pm
VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

5 Qershor, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

I dënuar për drogë/Policia i sekuestron në Kamzë, pasurinë me vlerën 500 mijë euro

5 Qershor, 2025 2:24 pm
Para
Stine ‘gjuan’ live në emision Roza Latin, ajo vihet në siklet dhe kërkon menjëherë publicitet

Stine ‘gjuan’ live në emision Roza Latin, ajo vihet në siklet dhe kërkon menjëherë publicitet

Video/ Skandal në Tiranë, vajza zhvishet në urbanin e Kombinatit

Video/ Skandal në Tiranë, vajza zhvishet në urbanin e Kombinatit

Grabitja në Rinas/ ‘Komandot hajdut’, kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin

Grabitja në Rinas/ 'Komandot hajdut', kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin
















TE FUNDIT

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
5 Qershor, 2025

Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
5 Qershor, 2025

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, Policia e Tiranë ka njoftuar për akset rrugore që bllokohen në...

Lexo më shumë

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
5 Qershor, 2025

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e...

Lexo më shumë

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
5 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të hapë kutitë e votimit në qarkun e Dibrës. Do të rinumërohen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com