Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar listën e punonjësve të policisë së shtetit të cilët do ti nënshtrohen të parët procesit të vettingut.
Të parët që janë përzgjedhur për të kaluar këtë proces janë kupola drejtuese e policisë, duke filluar me Drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu, Zv/Drejtoren Aida Hajnaj dhe të gjithë drejtorët e departamenteve dhe drejtorive.
Gjithashtu në listën e atyre që do të vettohen të parët janë komandanti dhe zëvendës komandanti i Gardës së Republikës së Shqipërisë.
Sektori tjetër që është përzgjedhur të jetë pjesë e vettingut të parë janë edhe punonjësit e SHÇBA-së, duke përfshirë drejtorin e përgjithshëm, zëvendës drejtorët dhe drejtorët e drejtorive.
Për të parë listën e plotë të subjekteve kliko KËTU. /Opinion.al