Aktualitet

Vettingu në drejtësi dhe polici, 16 kandidatë të lidhur me ish-sigurimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:01 - 26/06/20 |
Opi Nion

11 kandidatë nga 481 të verifikuar për Vettingun në drejtësi, kanë rezultuar me dosje, që i lidhin ata me veprimtari apo bashkëpunim me ish-Sigurimin e Shetit. Po kështu për Vettingun në polici, rezultojnë të paktën 5 persona me dosje, nga 78 verifikime të kryera. Janë këto të dhëna që bëhen të njohura nga Autoriteti për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përmes një njoftimi.

“Deri në 31 mars 2020, për Vettingun në drejtësi (KLP, KED, KLGJ, SPAK, Prokurori) janë verifikuar gjithsej 481 kandidatë, nga të cilët 11 figurojnë me dokumente dhe 470 të pastër. Po ashtu, deri më 31 mars 2020, për Vettingun në Polici janë verifikuar 78 kandidatë, nga të cilët 5 figurojnë me dokumente. Vendimet përkatëse u janë dërguar institucioneve dhe janë publikuar të shkurtuara në faqen zyrtare të Autoritetit”, thuhet në njoftimin që shoqëron vizitën e Ambasadores Amerikane Yuri Kim pranë institucionit të Autoritetit për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ./Opinion.al

 

Pas