Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vettingu/ Ja çfarë pritet të vendoset sot në seancën plenare

2017/03/06 at 7:39 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vettingu/ Ja çfarë pritet të vendoset sot në seancën plenare

Parlamenti do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për miratimin e projektligjeve që i hapin rrugë zbatimit të vettingut.


Ndërsa, sot, pritej që të ngrihej Komisioni Parlamentar ad hock që do të miratojë anëtarët e institucioneve të vettingut, që janë zgjedhur nga lista e Avokatit të Popullit dhe kontrolluar nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

Mirëpo, pak minuta para nisjes së seancës parlamentare është bërë me dije se Parlamenti do kërkojë shtyrjen e afatit për ngritjen e komisionit ad hoc.

Po kështu, sipas burimeve parlamenti do t’i kërkojë Avokatit të Popullit rivlerësimin e kandidaturave.

Pasditen e sotme, pak orë para nisjes se seancës plenare, kryeministri Edi Rama është takuar në “Vilën 30” me kreun e Kuvendit Ilir Meta, kryetarin e Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa, kryetarin e grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçin, dhe ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili.

Në përfundim të mbledhjes kreu i grupit PS, Gramoz Ruçi nuk pranoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me tre emrat e propozuar nga mazhoranca për komisionin ad hoc.

Ndërkaq, pak më herët kreu i Kuvendit, Ilir Meta iu dërgoi një letër gjithë krerëve të grupeve parlamentare, ku iu kërkonte të sillnin propozimet për 6 anëtarët e Komisionit të Vettingut.

Ende nuk ka një përgjigje zyrtare as nga mazhoranca, e aq më pak nga opozita e cila ka paralajmëruar bojkotin edhe të seancës se sotme. I vetmi emër që doli ishte një vetëpropozim nga PDIU që Shpëtim Idrizi të jetë një prej tre anëtarëve të mazhorances në komisionin ad-hoc.

Opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë as në këtë seancë, bojkot që ka ngjallur diskutimin për gjetjen e hapësirave kushtetuese që do të çonin përpara procesin e Vettingut.

Kushtetuta e miratuar më 21 korrik, përcakton se “Brenda tre ditëve nga marrja e listës së kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret formale, listës së kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale dhe listës së rekomandimeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Kuvendi krijon një komision ad-hoc me gjashtë anëtarë, të ndarë në mënyrë të barabartë, midis shumicës dhe pakicës parlamentare”.

Nuk dihet ende si do të operojë sot Kuvendi në mungesë të opozitës, por ajo që dihet është se këto vendime nuk merren me shumicë absolute. Ndërkaq opozita vazhdon në çadrën para Kryeministrisë protestën e saj, me kërkesën për një qeveri teknike që do të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Etiketa: seanca plenarevendosvettingu


Ju sugjerojmë

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

20 Korrik, 2025 7:38 pm
Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari
Aktualitet

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari

20 Korrik, 2025 7:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Ishte me pushime në Shëngjin/ I riu bie nga ballkoni, dërgohet te Spitali i Traumës

20 Korrik, 2025 7:00 pm
5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë
Rajoni

5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

20 Korrik, 2025 6:46 pm
Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima
Bota

Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima

20 Korrik, 2025 6:20 pm
Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet
Aktualitet

Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet

20 Korrik, 2025 5:53 pm
Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë
Bota

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë

20 Korrik, 2025 5:38 pm
“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…
Aktualitet

“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…

20 Korrik, 2025 5:26 pm
Netanyahu paralajmëron: Do shpërthejë luftë e tmerrshme bërthamore nëse nuk ndalet Irani
Bota

Izrael/ Helmohet kryeministri Benjamin Netanyahu

20 Korrik, 2025 5:04 pm
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Analiza/ A po e forcon Donald Trump Evropën?

20 Korrik, 2025 4:40 pm
Para
Lufta kundër drogës/ Ministri Tahiri takohet me shefin e Guardia di Finanza-s

Lufta kundër drogës/ Ministri Tahiri takohet me shefin e Guardia di Finanza-s

Dokumenti i KQZ/ Ja kush janë deputetet dhe kryebashkiakët të dënuar nga gjykatat

Seanca e jashtëzakonshme/ Shtyhet me 7 ditë zgjedhja për anëtarët e Vettingut

‘Spiunja’ seksi e Putinit

'Spiunja' seksi e Putinit
















TE FUNDIT

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
20 Korrik, 2025

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Në një fjalim...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari
20 Korrik, 2025

Një sherr mes të rinjsh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës ka përfunduar me plagosje. Policia njofton se ngjarja...

Lexo më shumë

Ishte me pushime në Shëngjin/ I riu bie nga ballkoni, dërgohet te Spitali i Traumës

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
20 Korrik, 2025

Një i ri është rrëzuar aksidentalisht pasditen e sotme nga ballkoni i një hoteli në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth...

Lexo më shumë

5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë
20 Korrik, 2025

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com