Kryetari i PD, Lulzim Basha e konsideroi vendimin e Kushtetueses për pezullinin e ligjit të vetting-ut, si të ndërmjetëm por të drejtë.
“Është nje vendim i ndërmjetëm, ne presim vendimin përfundimtar, pa dyshim si vendimi i ndërmjetëm është vendim i drejtë sepse i mohon Edi Ramës mundësinë që përmes qehajajve të tij të vendosë se cilët prokurorë janë të korruptuar dhe cilët nuk janë. Është një vendim që i hap rrugën zbatimit të ndryshimeve kushtetuese të 22 korrikut”, tha ai.
I pyetur për qëndrimin e tij në lidhje me deklaratën e Manjanit që të përfshihet edhe ushtria në luftimin e kanabist, Basha tha se kjo verteton atë që PD-ja ka deklaruar që Shqipëria është kthyer në një narkorepublikë.
“Është një simptomë e gjendjes ku ndodhet vendi kur anëtarë të kabintetit apo bashkëdrejtues të mazhorancës detyrohen të pranojnë atë që ne kemi thënë prej një viti se Shqipëria është kthyer në një narkorepublikë dhe çdokush që hesht para kësaj, shqiptar ose i huaj ka vetam dy arsye, indiferencën ose korrupsionin”, u shpreh Basha.