Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetting për filmat e komunizmit apo për pionerët politikanë të Shokut Enver?!

2017/03/16 at 9:35 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Vetting për filmat e komunizmit apo për pionerët politikanë të Shokut Enver?!

Nga Dritan LACI-


Fotoja e tij në krah të shokut Enver në paradën e 1 Majit gati ishte fshirë nga memoria kolektive, por u desh sërish Rama dhe propozimi i tij për ta bërë ministër të Brendshëm për të na risjellë edhe njëherë në kujtesë se ne shqiptarët nuk jemi shkëputur ende nga një Vetting që duhet të ishim ndarë njëherë e mirë kohë më parë, siç është pastrimi i politikës nga figurat e lidhura me regjimin komunist, apo edhe ata që edhe pse të rinj dikur në moshë; edhe pse sistemi po jepte shpirt, i shërbyen me aq devotshmëri deri në përshpirtje duke u kthyer në maskë oksigjeni për një kufomë që thjesht nuk ishte kallur.

Fatkeqësisht ende edhe sot ne si shoqëri nuk e kemi bërë një ndarje të tillë. Ditët e fundit në media por dhe në rrjetet sociale është folur shumë nëse duhet apo s’duhet të transmetohen filmat e socrealizmit. Eh nëse deri dje kisha një mëdyshje nëse duhet apo jo të transmetohen, sot e them i bindur se duhen transmetuar. Pse e kam këtë bindje? Sepse vetëm nëpërmjet prodhimeve të tij propagandistike të atij sistemi ne mund të kuptojmë se si funksiononte ai regjim famëkeq.

Vetëm nëpërmjet propagandës së prodhimeve të atij sistemi mund të kuptojmë se si ai regjim luftonte klerin. Sepse vetëm kështu mund të njohim se si ai sistem shpiku dhe vuri në eficencë luftën e klasave. Sepse vetëm kështu ne mund të njohim se si ai sistem ndërseu njeriun kundër njeriut. Sepse vetëm nëpërmjet prodhimeve propagandistike të atij sistemi ne mund të njohim kush ishte Prokurori, Gjykatësi dhe Sigurimsi i rendit socialist që u kallte datën njerëzve me makinacione nga më të ndyrat. Sepse vetëm kështu mund të kuptojmë Autokritikën si një shpikje për të mohuar vetveten; si një lloj vetëvrasje e ndergjegjes së njeriut në shërbim të një sistemi pervers antivlerash.

Por për ta bërë këtë nuk duhet të krijojmë një mbyllje të re, por duhet të shprehemi pa censuruar të shkuarën. Sepse kështu nuk bëjmë asgjë tjetër vetëm se krijojmë një efekt domino mbyllje. Por a e kemi bërë ne një analizë së të shkuarës në këto 25 vite? Në mendimin tim Jo. Nuk e kemi bërë as në politikë, as në drejtësi, as në art. Ne flasim për hapje dosjesh dhe të gjithë jemi të bindur se jemi përballë një tjetër fasade të radhës. Ne dimë që regjimi komunist pushkatoi rreth 4 mijë veta në 45 vite ekzistencë, por nuk kemi asnjë të dënuar për këto krime. Ne dimë po ashtu që me mijëra njerëz vuajtën dënimin në burgjet më të rënda poltike, por nuk kemi asnjë të dënuar. Ne dimë po kështu që kemi dosje me emra politikanësh të sotëm që i kanë shërbyer Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit socialist, por këta emra nuk janë bërë kurrë të ditur.

Po kështu kemi akuza nga njerëz të gjallë për politikanë të sotëm që i kanë shërbyer sistemit të djeshëm. Kemi edhe një foto si ajo e Fatmir Xhafaj në krah të shokut Enver që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Kemi edhe akuza nga familjarë të Arben Dukes, i dënuar gjatë regjimit komunist, që e akuzojnë direkt z. Xhafaj për përfshirje direkte në dënimin e familjarit të tyre. Atëherë ç’vlerë do të kishte të bënim Vetting për “Komisari i Dritës” apo “Operacioni i Zjarrit” kur ne nuk kemi bërë Vetting për Komunizmin? Me këtë nuk po aludoj që z. Xhafaj është i përfshirë në vendime që kanë dënuar politikisht njerëz të pafajshëm gjatë regjimit komunist, por minimalisht duhet parë deri ku shkon përfshirja e tij në atë sistem. Qëndrojnë apo jo akuzat e familjarëve të Arben Dukës?

Ndaj z. President i Republikës në momentin që do tju vijnë emra të tillë në tryezë për tu firmosur duhet të kërkoni informacione më të thelluara. Këtë mund ta kërkoni edhe nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve dhe nga Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit. Që para se të fillojnë punën me hapjen e dosjes së viktimave dhe për më shumë të ikur me kohë nga kjo botë siç ishte rasti i Musine Kokalarit dhe para se të kërkojnë censurimin e filmave të socrealizmit,  është mirë ta fillojnë punën e hapjes së dosjeve me individë të gjallë të lidhur me regjimin e djeshëm që sot drejtojnë vendin. Pasi ndryshe e thënë shkoqur, kjo është nisja më e keqe e mundshme në hapjen e dosjeve.

Ajo që duhet të na shqetësojë sot është si mund të besosh në Vetting në Drejtësi dhe te këmbëngulja e Ramës për Vetting kur vetë ky i fundit propozon për Ministër të Brendshëm një emër shumë të dyshimtë për lidhjet e tij me regjimin e kaluar dhe i akuzuar pikërisht si shërbëtor i drejtësisë komuniste që çoi në atë botë me qindra njerëz të pafajshëm? Ndaj edhe ky është një moment i thellë reflektimi. Do bëjmë Vetting për “Komisarin e Dritës” apo do bëjmë Vetting për komisarët e gjallë të Partisë së Punës që me vendimet e tyre gjatë atij sistemi vranë dhe persekutuan njerëz të pafajshëm vetëm e vetëm sepse nuk kishin të njëjtin mendim me Partinë në pushtet…

Dhe para se Fatmir Xhafaj të kërkojë firmën Presidentit për Ministër të Brendshëm duhet të sqarojë pozitën e tij në akuzat që I janë ngritur nga familjarët e të ndjerit Arben Duka në përfshirjen e tij në dënimin e të afërmit të tyre. Ose nëse nuk e bën z. Xhafaj duhet ta bëjë z. President i Republikës duke mos i dhënë firmën propozimit të emrit të tij për Ministër të Brendshëm./ Opinion.al

Etiketa: dekreti i Nishanitkrimet e komunizmitxhafa


Ju sugjerojmë

Vrasja e gjyqtarit/ Flasin familjet pjesë konfliktit të pronësisë në Shkodër
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit/ Flasin familjet pjesë konfliktit të pronësisë në Shkodër

6 Tetor, 2025 7:22 pm
FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja
Kronikë

FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja

6 Tetor, 2025 7:03 pm
Vrasja e gjyqtarit/ Ministrja e Brendshme: Forcat e policisë nuk kanë përgjegjësi
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit/ Ministrja e Brendshme: Forcat e policisë nuk kanë përgjegjësi

6 Tetor, 2025 6:56 pm
Si ndodhi vrasja në sallën e Gjykatës/Dha vendimin kundër familjes së tij, autori…
Kronikë

Si ndodhi vrasja në sallën e Gjykatës/Dha vendimin kundër familjes së tij, autori…

6 Tetor, 2025 6:37 pm
VIDEO/ Momentit kur gjyqtari Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata
Kronikë

VIDEO/ Momentit kur gjyqtari Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata

6 Tetor, 2025 6:31 pm
Vrasja e gjyqtarit/ Kjo është godina në Shkodër për të cilën ka lindur konflikti
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit/ Kjo është godina në Shkodër për të cilën ka lindur konflikti

6 Tetor, 2025 6:27 pm
Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Apelit, reagon Dhoma e Avokatisë
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Apelit, reagon Dhoma e Avokatisë

6 Tetor, 2025 6:00 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, Rama: Duhet përgjigje ekstreme për agresorin

6 Tetor, 2025 5:52 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit, Berisha: Dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi

6 Tetor, 2025 5:51 pm
Izraeli dëbon Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë drejt Greqisë dhe Sllovakisë
Bota

Izraeli dëbon Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë drejt Greqisë dhe Sllovakisë

6 Tetor, 2025 5:45 pm
Para
Deklarata e Çanit për largimin nga Shqipëria, reagon këngëtari Ndoci: Nga ju vjen rreziku monopolistëve

Deklarata e Çanit për largimin nga Shqipëria, reagon këngëtari Ndoci: Nga ju vjen rreziku monopolistëve

FOTO/ Shpërthen Kastro Zizo: Ti s’je nënë. Doje të më hidhje vaj të nxehtë në vesh

Debati për filmat e komunizmit/ Kastro Zizo shpërthen me ofendime dhe fjalë të rënda

Zjarri tek Biblioteka Kombëtare dhe fotoja ‘hit’ e zjarrfikësit

Zjarri tek Biblioteka Kombëtare dhe fotoja 'hit' e zjarrfikësit
















TE FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit/ Flasin familjet pjesë konfliktit të pronësisë në Shkodër

Vrasja e gjyqtarit/ Flasin familjet pjesë konfliktit të pronësisë në Shkodër
6 Tetor, 2025

31 familjes që janë të strehuara në godinën e ish-Shkollës së Rezervave dhe që janë në proces gjyqësor prej vitesh...

Lexo më shumë

FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja

FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja
6 Tetor, 2025

Ky është Elvis Shkambi, autori që vrau në sallën e Gjykatës së Apelit gjyqtarin Astrit Kalaja. Shkambi u fut me...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit/ Ministrja e Brendshme: Forcat e policisë nuk kanë përgjegjësi

Vrasja e gjyqtarit/ Ministrja e Brendshme: Forcat e policisë nuk kanë përgjegjësi
6 Tetor, 2025

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reagua ashpër në lidhje me ngjarjen e rëndë ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua...

Lexo më shumë

Si ndodhi vrasja në sallën e Gjykatës/Dha vendimin kundër familjes së tij, autori…

Si ndodhi vrasja në sallën e Gjykatës/Dha vendimin kundër familjes së tij, autori…
6 Tetor, 2025

Katër plumba janë lëshuar drejt gjyqtarit Astrit Kalaja, menjëherë pasi ai dha vendimin për një çështje pronësie, që ishte kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com