Kryesore

Vetting në politik, Basha: Që të mos jemi të parët në Europë për korrupsion


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:42 - 14/11/21 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar përsëri lidhur me vettingun në politik, për të cilin thotë se do të uli nivelin e korrupsionit në vend.

Nëpërmjet një postimi në rrjetat sociale, Basha shkruan se korrupsioni tashmë është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisë “Rama” dhe se për këtë arsye duhet të vihet në zbatim vettingu në politik.

Sipas kryedemokratit, largimi i personave të korruptuar nga politika, i hap rrugën e integrimit të vendit tonë në BE.

“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së. #vettingnëpolitik”,-shkruan Basha./Opinion.al

Pas