Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetting edhe për politikanët? Ja çfarë përgjigjesh japin deputetët

2018/05/30 at 8:01 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Vetting edhe për politikanët? Ja çfarë përgjigjesh japin deputetët

A duhet vetting për pasuritë e politikanëve? Kjo është një pyetje që vetë politikanët nuk kanë fort dëshirë t’i përgjigjen.


Pas kameras, përfaqësues të të gjitha krahëve shpjegojnë se nuk duan të krijojnë mëri me kolegë të partive përkatëse, ndërsa kush gjendet i shtrënguar përpara mikrofonit, shprehet i gatshëm të tregojë xhepat.

Evis Kushi, deputete e PS: Duhet menduar mekanizmi se si, por parimisht jam dakort.

Edmond Spaho, PD: Le t’bëhet pa problem fare. Në me pyet mua, çfarëdo që gjykohet e nevojshme që duhet ndërmarre ILDKP, ose Qeveria le ta sjellë dhe ne ta votojmë.

Adnor Shameti, PS: Pa diskutim! Nuk ka asnjë problem. Si për deputetët e rinj, që futen nga e para, por më së shumti për ata që kanë vite dhe të gjithë politikanët dhe subjektet e ILDKP.

Albana Vokshi, PD: Unë personalisht jam e hapur ndaj çdo kontrolli të pasurisë sime.

Fidel Ylli, PS: Edhe deputetët si të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët të bëjnë vetting, patjetër. Jetojnë nëpër vila, i keni parë. Unë jam jë prej tyre, por kur e kam filluar politikën i kisha bërë paratë me biznesin tim se kam 25 vjet që bëj biznes. Nuk prita të bëhem politikan që të bëj pasuri.

Edhe Ulsi Manja nga pikëpamja personale shprehet i gatshëm ndaj kontrollit të pasurisë, por si kryetar i Komisionit të Ligjeve ka një qasje më institucionale.

“Në aspektin ligjor deputetët, apo politikanët përpara se të hyjnë në jetën publike nisur nga kuadri ligjor që kemi në fuqi u nënshtrohen ligjit të dekriminalizimit, po ashtu përsa i përket pasurisë janë subjekte të deklarimit të kontrollit të pasurisë dhe çka është më e rëndësishme, në kuadër të reformës në drejtësi, vettingun e politikanëve ja kemi besuar një strukture që pritet të krijohet shumë shpejt, që është SPAK. SPAK do të ketë si objekt të veprimtarisë së tij zyrtarët e lartë të shtetit pavarësisht nga niveli”, thotë ai.

Ka nga ata që mendojnë se verifikimi duhet të mbetet kompetencë e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Paurisë, ndonëse ILDKPKI thotë se nuk mund të veprojë jashtë territorit shqiptar.

Luçiano Boçi, PD: Kapërcimi i kompetencës në një institucion tjetër do e zhvleresonte. Ose hajt ta shkrijmë dhe të ndërtojmë një institucion më solid, më të fortë që do të realizonte këto verifikime dhe që publiku të merrte vesh të vërtetën dhe duhet një e vërtetë që të zbulohet.

Klajda Gjosha, LSI: Ajo që ne duhet të bëjmë është forcimi i atij institucioni dhe jo ngritja e institucioneve paralele. Çdo institucion paralel e dëmton rëndë sistemin.

Albana Vokshi, PD: Nëse legjislacioni zbatohet me përpikmëri mendoj se është i mjaftueshëm.

Nga LSI vjen një propozim për amnisti për pasuritë e politikanëve, nën etiketën “Viti Zero”.

“Duhet të fillojë një vit zero, sepse edhe vetë fshehjet nganjëherë të këtyre mund të krijojnë kolaps ekonomik, sepse ka shumë informalitet . Po unë them që duhet të fillojë nga një pikë zero. Ne duhet të ndërtojmë një sistem, jo një lëvizje për të goditur kundërshtarin në emër të pastërtisë./ Top Channel

 

Etiketa: deputetetpergjigjetvetrting per politikanet


Ju sugjerojmë

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

26 Gusht, 2025 10:04 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

26 Gusht, 2025 9:11 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra ende aktive

26 Gusht, 2025 8:18 pm
Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi
Aktualitet

Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi

26 Gusht, 2025 6:51 pm
Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale
Aktualitet

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

26 Gusht, 2025 4:49 pm
Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri

26 Gusht, 2025 3:26 pm
Rama publikon pamjet: Turistët ndihmojnë shqiptarët të pastrojnë plazhet
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Turistët ndihmojnë shqiptarët të pastrojnë plazhet

26 Gusht, 2025 2:41 pm
Zjarr i përmasa të mëdha në Lezhë, flakët përfshijnë dhe një lokal dasmash
Aktualitet

Zjarr i përmasa të mëdha në Lezhë, flakët përfshijnë dhe një lokal dasmash

26 Gusht, 2025 2:15 pm
Përveç ministrave, edhe Behgjet Pacolli te mbledhja e Ramës në Kryeministri
Kryesore

Përveç ministrave, edhe Behgjet Pacolli te mbledhja e Ramës në Kryeministri

26 Gusht, 2025 1:45 pm
Autor i disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës, policia arreston 37-vjeçarin
Aktualitet

Autor i disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës, policia arreston 37-vjeçarin

26 Gusht, 2025 12:44 pm
Para
Krim i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, djali vret babain e tij

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, djali vret babain e tij

Theret për vdekje nga bashkëshorti shqiptarja në Itali

Theret për vdekje nga bashkëshorti shqiptarja në Itali

Demi, “i tërboi” të gjithë me bikinin e kuq

Demi, "i tërboi" të gjithë me bikinin e kuq
















TE FUNDIT

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
26 Gusht, 2025

Danimarka nuk e përjashton njohjen e një shteti palestinez. Kryeministrja Mette Frederiksen deklaroi se janë në favor të njohjes së...

Lexo më shumë

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
26 Gusht, 2025

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi
26 Gusht, 2025

“Izraeli dëshiron një marrëveshje të plotë dhe që i sjell pengjet në shtëpi”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë izraelite...

Lexo më shumë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
26 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Korçë, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacioneve paraprake,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com