Kryesore

Veto bullgare/Rama reagon sërish: Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:18 - 24/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj deklaratës së bërë nga Ministria e Jashtme bullgare. Në një tjetër postim në “Twitter”, kryeministri Rama i ka kujtuar Bullgarisë se si u zgjidh çështja e minoritetit bullgar në Shqipëri në kohën kur kryeministër ishte Boyko Borissov.

Si shkruan se u desh një telefonatë e shkurtër me ish-kryeministrin e Bullgarisë për të zgjidhur çështjen minoritetit. Ndër të tjera Rama thotë se miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin.

Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër @BoykoBorissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!”,-shkruan në reagimin tjetër kryeministri Rama./Opinion.al

Pas