Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj deklaratës së bërë nga Ministria e Jashtme bullgare. Në një tjetër postim në “Twitter”, kryeministri Rama i ka kujtuar Bullgarisë se si u zgjidh çështja e minoritetit bullgar në Shqipëri në kohën kur kryeministër ishte Boyko Borissov.
Si shkruan se u desh një telefonatë e shkurtër me ish-kryeministrin e Bullgarisë për të zgjidhur çështjen minoritetit. Ndër të tjera Rama thotë se miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin.
“Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër @BoykoBorissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!”,-shkruan në reagimin tjetër kryeministri Rama./Opinion.al
And by the way let me remind you dear Bulgarian friends that it took a short phone call with @BoykoBorissov to settle friendly&honestly the issue of the Bulgarian minority in Albania!Real friends do not harm each other, but they speak truthfully to each other and they deliver!
— Edi Rama (@ediramaal) June 24, 2022