Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetingu në polici/ Drejtori i SHÇBA sqaron fotot me Arben Frrokun

2020/11/17 at 8:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetingu në polici/ Drejtori i SHÇBA sqaron fotot me Arben Frrokun

Vetingu në polici ka vijuar ditën e sotme me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme të Ankesave (SHÇBA) në Policinë e Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili duhet të jepte sqarim për një çështje që kompromentonte figurën e tij.

Në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit ai foli për çështjen e fotografisë të disa viteve më parë ku ai duket duke drekuar me disa kolegë dhe Arben Frrokun.

Në vitin 2013 deputeti socialist Saimir Tahiri publikoi disa foto që tregojnë Rrumbullakun së bashku me kolegët e tij Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj e Nikol Bala në një drekë bashkë me Arben Frrokun, ky i akuzuar asokohe për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Përmes fotove në fjalë, Partia Socialiste, atëherë në opozitë, akuzoi qeverinë se “kupola drejtuese e policisë ka pasur kontakte dhe ka ndihmuar në largimin e Frrokut nga vendi”.

Në sqarimin e tij Rrumbullaku tha se fotot janë bërë në vitin 2011 dhe se takimi ka qenë rastësor pas shërbimit me kolegët e tij. Frroku thuhet se i është bashkuar tavolinës më vonë. Ndërkohë që vrasja e Lamajt ka ndodhur më 25 shkurt 2013.

Argumentet e Rrumbullakut kanë bindur komisionin e vlerësimit. Duke marrë të dhëna nga prokuroria dhe policia, të dhëna të cilat kanë nxjerrë përfundimin se pretendimet e Rrumbullakut qëndrojnë, pra se “takimi ka qenë rastësor” dhe se deri më sot “nuk ka asnjë dokument tjetër që vërteton të kundërtën” se “Rrumbullaku ka pasur njohje dhe kontakte me Frrokun”.

Në dy kriteret e tjera, atë të pasurisë dhe përgatitjes profesionale ai rezultoi në rregull dhe kjo mund të bëjë që ai ta kalojë vetingun.

Kur ministër i Brendshëm u bë Saimir Tahiri, Rrumbullaku, Vocaj dhe Kuliçaj u shkarkuan nga detyra. Mirëpo në fillim të vitit 2019, ministri aktual Sandër Lleshaj, e riktheu Rrumbullakun në detyrë si drejtues i SHÇBA.

Në vitin 2015, Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe u largua nga vendi por çështja për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj u apelua dhe Frroku u dënua në mungesë me burg përjetë.

Një vit më vonë ai u arrestua në Holandë dhe prej asaj kohe ai mundi të nisë një proces gjyqësor paralel, me pretendimin se kishte marrë dënim “në shkelje të të drejtave të njeriut”.

Me këtë pretendim ai mundi të rrëzojë kërkesat për ekstradim nga autoritetet shqiptare dhe në janar të këtij viti, drejtësia holandeze e dënoi vetëm 18 vite burg, dënim të cilin Frroku e ri-apeloi. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohet mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Para
COVID-19/ Izolohet Qendra e Personave me Aftësi të Kufizuara në Vlorë

COVID-19/ Izolohet Qendra e Personave me Aftësi të Kufizuara në Vlorë

Ndeshja me Bjellorusinë/ Shqipëria humb Hysajn, mbrojtësi pozitiv me COVID

Ndeshja me Bjellorusinë/ Shqipëria humb Hysajn, mbrojtësi pozitiv me COVID

Kastriot Dervishi publikon foton:Dy partizanë puthen në çlirimin e Tiranës

Kastriot Dervishi publikon foton:Dy partizanë puthen në çlirimin e Tiranës

TE FUNDIT

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
19 Tetor, 2025

Një ditë pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami është publikuar përplasja mes tij dhe prokurorit Gjergji Ceka, në sallën e...

Lexo më shumë

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
19 Tetor, 2025

Një grabitje ka ndodhur në Muzeun e Luvrit në Paris, i cili do të mbetet i mbyllur gjatë gjithë ditës....

Lexo më shumë

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
19 Tetor, 2025

20 nëpunës të administratës publike janë dërrguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën në...

Lexo më shumë

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
19 Tetor, 2025

“Kur arrin në majë je vetëm”. Kështu është shprehur Kryeministri Rama në podcastin e tij, duke ju referuar peshës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com