Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetingu në pikën 0/ Pse nuk u votuan komisionet dhe çfarë do të ndodhë tani?

2017/03/07 at 12:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ “Tremben” kandidatët, ngritja e KLP dhe KLGJ mund të futet në ngërç

Pasditen e djeshme parlamenti u mblodh por nuk votoi ngritjen e komisioneve të Vetingut dhe kjo jo për shkak se mungonte opozita, por se nuk kishte kandidatë të mjaftueshëm. Këtë e tha vetë, Gramoz Ruçi, teksa nga foltorja e Parlamentit deklaroi se urdhërohet Avokati i Popullit të hapë edhe njëherë procedurën për aplikimin e kandidatëve. Pra Vetingu kthehet në pikën 0. Është lënë një afat 7-ditor për dorëzimin e kandidaturave, shkruan Opinion.al


Gramoz Ruçi PS: Në parlament erdhën 21 kandidatë për 28 vende. Erdhi edhe një listë e dytë me emra që nuk plotësojnë kriteret për mungesë dokumentacioni. Kështu që komisioni që do ngrinte parlamenti do kishte vetëm 21 kandidatë për 28 vende. Ndaj ne nuk e pamë të arsyeshme që të bëhej votimi sot.

Vasilika Hysi PS: Numri i madh i aplikantëve ka bërë që verifikimi i kritereve nga ana e Avokatit të Popullit të mos ishte ai që duhet. Nuk është as lapsus dhe as shkelje e Kushtetutës, kthimin i procesit tek Avokati i Popullit.

Oerd Bylykbashi PD:  Vendimi i marrë dje në Parlament është në shkelje të Kushtetutës. Nuk ka një dispozitë ligjore për shtyrjen e afateve. Pra kush i përcakton afatet e reja dhe kush e përcakton nëse është Presidenti apo Avokati i Popullit, institucioni që mbledh kandidaturat?

Por le të marrim si të mirëqenë vendimin e djeshëm të mazhorancës edhe pse opozita e konteston. Për shkak të shtyrjes së afateve, ka shumë gjasa që Vetingu të mos mund të votohet nga ky parlament për faktin se legjislatura mbyllet në Maj, ndërsa gjithë procesi i përzgjedhjes së organeve të reja të vetingut shkon në fund të Qershorit. Kujtojmë se me 18 qershor kemi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, shkruan Opinion.al

***

Afatet për Avokatin e Popullit dhe ONM

Referuar vendimit të Kuvendit, nga data 7 mars deri në datën 14 mars, Avokati i Popullit do të administrojë aplikimet e reja për të shërbyer në organet e Vetingut.

Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, pra deri në datën 21 Mars, Avokati Popullit, në konsultim me vëzhguesit ndërkombëtar të ONM, përpilon një listë të re me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere. Më tej, një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit

Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët brenda 14 ditëve.

Pra, dt 4 prill është afati i fundit që ONM duhet t’i dorëzojë Avokatit të Popullit zarfin me listën me kandidatët të cilët kanë marrë vlerësime pozitive apo negative. Avokati i Popullit ia përcjell listën menjëherë Kuvendit.

Afatet për Kuvendin

Kuvendi, brenda tre ditësh nga marrja e listës së kandidatëve, pra brenda datës 7 prill, miraton krijimin dhe përbërjen e një komisioni ad hoc me gjashtë anëtarë (3 opozitë dhe 3 mazhorancë) për vlerësimin e kandidatëve.

Brenda dhjetë ditëve nga krijimi i tij, komisioni ad hoc i përcjell listën e hartuar sipas procedurave, Kuvendit. Lista duhet të paraqitet brenda datës 17 prill. Kuvendi, brenda 10 ditëve nga marrja e listës së kandidatëve, të cilët i plotësojnë kriteret formale, listës së kandidatëve, të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale, dhe listës së rekomandimeve të ONM, miraton krijimin dhe përbërjen e dy komisioneve ad hoc të përzgjedhjes.

Brenda 30 ditëve, pra brenda datës 27 Maj, nga konstituimi i tij, komisioni ad hoc i përzgjedhjes, zhvillon procedurën për votimin e kandidatëve. Në mbledhjen e parë të secilit komision ad hoc përzgjedhës miratohet kalendari i zhvillimit të seancave dëgjimore me kandidatët, si dhe ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për njoftimin e kandidatëve. Brenda 10 ditëve, pra brenda datës 6 qershor, Kuvendi duhet të miratojë listën e kandidatëve në bllok me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve.

Por, nëse Kuvendi nuk e miraton listën e kandidatëve në bllok, Kryetari i Kuvendit ia kthen atë komisioneve ad hoc për përsëritjen e procesit të përzgjedhjes dhe për dërgimin e një liste të dytë brenda 10 ditëve, pra brenda datës 16 qershor. Kuvendi, brenda 10 ditëve, pra brenda datës 26 qershor, nga dërgimi i listës së dytë, mund ta rrëzojë në bllok listën e kandidatëve me 2/3 e të gjithë anëtarëve të tij. Në rast se lista nuk rrëzohet, kandidatët e përzgjedhur konsiderohen të zgjedhur.

/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11 Tetor, 2025 9:38 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
Sport

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

11 Tetor, 2025 7:51 pm
Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë
Kryesore

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë

11 Tetor, 2025 7:02 pm
Para
“Dekriminalizimi” në Kushtetuese, avokati i Rroshit: Padi kundër ligjit

Rrëzohet në Kushtetuese Elvis Rroshi

Zbardhen përgjimet/ Gjobëvënësi: “Tanëve merru lekt, q** ropt”

Zbardhen përgjimet/ Gjobëvënësi: “Tanëve merru lekt, q** ropt”

Tre gjëra që femrat e zgjuara mbajnë sekret nga të tjerët

Tre gjëra që femrat e zgjuara mbajnë sekret nga të tjerët
















TE FUNDIT

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
12 Tetor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur tejet i entuziazmuar pas fitores ndaj Serbisë, në ndeshjen që luhej në stadiumin...

Lexo më shumë

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
12 Tetor, 2025

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shfaq i emocionuar pas triumfit të madh në transfertë ndaj Serbisë. Duka tha se...

Lexo më shumë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
12 Tetor, 2025

Silvinjo ka larguar një tjetër trajner. Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pas humbjes me Shqipërinë. Tekniku serb, deklaroi në...

Lexo më shumë

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
12 Tetor, 2025

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, që shënoi golin e fitores ndaj Serbisë, në fitoren 1:0, në intervistën për Klan Kuq e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com