Kuvendi ka hapur tender për të blerë sistemin elektronik të votimit për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit të vettingut. Tenderi do të bëhet më 27 janar.
“Kuvendi i Shqipërisë organizon në datë 27.01.2017 ora 12.00 procedurën me objekt: Blerje sistem elektronik votimi në zbatim të ligjit 84/2016 «Për rivlerësimin kalimtar te gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë»”,
Elektronika do të përdoret nga komisioni ad hock për të zgjedhur në mënyrë të fshehtë anëtarët e komisionit të vetingut.
Me herët opozita kishte shprehur shqetësim se sistemi nuk do të garantonte fshehtësinë e votës.