Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetingu dhe Lu përplasin Ramën e Berishën: Ja akuzat në parlament (video)

2016/10/06 at 4:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vetingu dhe Lu përplasin Ramën e Berishën: Ja akuzat në parlament (video)

Deputeti i PD, Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji "Per faljen e gjobave per mospagimin ne afat te kontributeve te detyrueshme ne sigurimet shoqerore dhe shendetesore nga subjektet juridike dhe fizike". /r/n/r/nLawmaker, Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Dërgimi i ligjit të vetting-ut nga Partia Demokratike në Gjykatën Kushtetuese ka përplasur ashpër në Kuvend, Kryeministrin Edi Rama dhe ish – kreun e qeverisë, Sali Berisha. Palët akuzuan njëra – tjetrën se po sabotojnë Reformën në Drejtësi.


“Partia Demokratike i ka shpallur luftë Reformës në Drejtësi dhe ka marrë haptazi anën e kazanit. Ta pengojë refomën në çdo kusht, deri edhe duke sulmuar publikisht edhe Ambasadorin e SHBA, në emër të sovranitetit me të cilin bëri gjithë atë propagandë para 21 Korrikut dhe pastaj erdhën këtu me bisht ndër shalë dhe ngritën kartonin jeshil”, tha Rama.

“Një Kryeministër që merr përsipër të bëhet zëdhënësi i një Ambasadori, nuk mund të jetë gjë tjetër veçse Shoku Xhemal. Ju nuk po bëni asgjë tjetër, vetëm po përpiqeni të sabotoni Reformën në Drejtësi. Si e shkelmon Strasburgu vettingun e Edi Ramës. Tre kandidatë që i dërguat në Venecia, i flakën dhe as denjuan me i intervistuar, sepse njëri ishte kunati i Shokut Xhemal, tjetri ishte kunati i Shoqes Xhemile, e i treti ishte ajo mbi tortë. Vettingu i Edi Ramës nuk është gjë tjetër veçse nepotizëm, drogë, lidhje me krimin”, tha Berisha.

“Duan t’i mbyllin rrugën krijimit të mekanizmave që sigurojnë llogardhënie, efekshmëri, transparencë, dhe mbi të gjitha sigurojnë akses të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Në emër të frikës së tyre që i pret me miratimin e reformës… ”, u kundërpërgjigj Rama.

“Do iu gëlltisë juve sistemi i drejtësisë për mëkatet dhe krimet që keni bërë. Reforma e tij është sesi të shpëtojë Surrelin, aferën më CEZ –in, lidhjet me krimin, si të shpëtojë nga prokurorët”, tha Berisha.

“Nuk e morrën ligjin e vettingut ta sillnin këtu dhe të thonin t’i kërkojmë një opinion Komisionit të Venecias, por e morrën dhe e çuan drejtpërdrejt aty ku shpresojnë therrtoren që u duhet, kasapin që u duhet, për t’i prerë kokën reformës”, u shpreh Rama.

“Jo vetëm në Gjykatë Kushtetuese që do i çojmë, por në mënyrë absolute s’ka forum ndërkombëtar që do i çojmë”, theksoi Berisha.

Edhe ligji i SPAKU –ut, për të cilin është rënë dakord, i përplasi palët gjatë seancës plenare.

“Duan që të votojnë këtë strukturë për t’u hedhur hi syve njerëzve, se me demek këta janë gati të luftojnë vetveten. SPAK – u nuk ka asnjë shans të ngrihet jo më të funkdsionojë, nëse të gjitha mekanizmat nuk ngrihen të gjitha sëbashku, sepse nuk bëhet vettingu nëse nuk ngrihen këto mekanizma, ata prokurorë mund t’i kapë vetëm Fiks -i e Stop -i. Po nuk u hy gjë në këmbë”, deklaroi Rama.

“SPAK –u vjen me standardet më të mira, për të cilat ne e votojmë sot. Përsa u përket ligjeve të tjera, nëse ju i çoni të pajtueshme me frymën dhe gërmën e Kushtetutës, ne i votojmë që sot. Përndryshe, ne do të vazhdojmë betejën kundër të gjithë atyre që duan të fusin drejtësinë në xhep”, u shpreh më tej Berisha.

Opozita e dërgoi ligjin e vettingut në Gjykatën Kushtetuese me argumentin se është në kundërshtim me ndryshimet e ligjit themeltar të 21 Korrikut.

Ajo pretendon se me këtë ligj, Drejtësia vihet nën kontrollin e Kryeministrit. /Tv Klan



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 2 janar 2026

2 Janar, 2026 8:57 am
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

1 Janar, 2026 11:00 pm
47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
Bota

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

1 Janar, 2026 7:33 pm
Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
Bota

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

1 Janar, 2026 5:12 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

1 Janar, 2026 3:59 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Para
Njerëzit me diabet nuk e njohin nevojën për dashuri

Njerëzit me diabet nuk e njohin nevojën për dashuri

Dy viktima të sherreve banale në Korçë e Shkodër. Zbardhen detajet e vrasjeve

Dy viktima të sherreve banale në Korçë e Shkodër. Zbardhen detajet e vrasjeve

VIDEO/ “Vrite, vrite serbin!”- tifozët kroatë dhe kosovarë marrin valle bashkë

VIDEO/ "Vrite, vrite serbin!"- tifozët kroatë dhe kosovarë marrin valle bashkë
















TE FUNDIT

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

Auto-Skicë
2 Janar, 2026

Shkaku i zjarrit në tragjedinë e festës së Vitit të Ri në Crans-Montana të Zvicrës mbetet i papërcaktuar. Megjithatë, po...

Lexo më shumë

Horoskopi, 2 janar 2026

Horoskopi, 22 nëntor 2023
2 Janar, 2026

Dashi Lërini idetë tuaja të forta mënjanë sot dhe jini të hapur ndaj njerëzve përreth jush. Nëse kapeni shumë pas...

Lexo më shumë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
1 Janar, 2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë datave 02–07.01.2026, duke...

Lexo më shumë

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
1 Janar, 2026

Një zjarr gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com