Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetingu/ Avokati i Popullit dërgon dy lista në Kuvend. A po shkel ligjin?

2017/03/04 at 4:55 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Batutat/ Totozani i kërkon të blejë dy makina të reja, Xhafa: “Po ju s’keni komisionerë, ç’i doni makinat”

KOMISIONI I LIGJEVE - Avokati i Popullit Igli Totozani, gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve, ku eshte diskutuar ne lidhje me paketen e ndryshimeve te kodit penal.

Avokati i Popullit përmbylli mbrëmjen e së premtes procesin e përzgjedhjes së kandidaturave që do të plotësojnë dy komisionet që do të bëjnë vlerësimin e figurës për gjyqtarët dhe prokurorët i njohur si Vettingu.

Mësohet se ky institucion i ka dërguar Kuvendit zyrtarisht dy lista, megjithëse Kushtetuta në nenin C pika 10 thotë në mënyrë të qartë se “Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga dy komisionet ad hok përmblidhen në një listë të vetme dhe i dërgohen Kryetarit të Kuvendit”.

Në njërën prej listave janë 29 emrat që sipas vlerësimeve të bëra i plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e garës, ndërsa në listën tjetër figurojnë 164 kandidatura që nuk i plotësojë të gjitha kriteret.

Burime të Tv Klan thanë se Avokati i Popullit i ka dorëzuar Kuvendit edhe një zarf të mbyllur me vlerësimet për çdo kandidaturë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

ONM dha rekomandim negativ për 8 kandidatë nga lista e emrave të kualifikuar, ndërsa sugjeron se 79 aplikantët e tjerë që rezultojnë me probleme dokumentacioni mund të rishihen sërish për tu bërë pjesë e garës.

Në një letër drejtuar Avokatit të Popullit, Henoveva Ruis Kalavera sugjeron që procesi mund të nisë edhe pse nuk plotësohet numri i kandidatëve të kërkuar dhe për vakancat mund të ketë një fazë të dytë procesi.

Mbetet e paqartë si do të veprohet pasi sipas Kushtetutës në rast se Kuvendi nuk e miraton listën e kandidatëve në bllok, Kryetari i Kuvendit ia kthen atë komisioneve ad hoc për përsëritjen e procesit të përzgjedhjes dhe dërgimin e një liste të dytë brenda 10 ditëve.

Të hënën pasdite Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të hapur procedurën dhe ngritur komisionet ad hok që do të bëjnë Vettingun. Për të ngritur këto komisione duhet shumicë e cilësuar, ndaj nuk dihet ende si do të veprohet për shkak të bojkotit të opozitës./ TV Klan

Etiketa: avokati popullitlistaONMvetingu

Ju sugjerojmë

Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda
Kronikë

Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda

20 Shtator, 2025 10:26 am
KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja
Politikë

KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja

20 Shtator, 2025 10:00 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ U kap duke transportuar pako me kokainë, arrestohet 22-vjeçari

20 Shtator, 2025 9:48 am
“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare

20 Shtator, 2025 8:55 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 shtator 2025

20 Shtator, 2025 8:22 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20 Shtator, 2025 8:01 am
Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
Para
Foto/ Figura e çuditshme në qiell tmerroi banorët: “Menduam se ishte zoti”

Foto/ Figura e çuditshme në qiell tmerroi banorët: “Menduam se ishte zoti”

Kosova, Serbia dhe beteja e pakuptimtë e Nju Jorkut

Kosova, Serbia dhe beteja e pakuptimtë e Nju Jorkut

Video/ E kanë me shqiptarët, mijëra maqedonas protestojnë dhe shajnë në Shkup

Frikë për një konflikt ndëretnik në Maqedoni

TE FUNDIT

Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda

Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda
20 Shtator, 2025

5 persona janë arrestuar në Fier, pasi ushtronin prostitucion në një lokal në Mbrostar. Uniformat blu bëjnë me dije se...

Lexo më shumë

KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja

KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja
20 Shtator, 2025

Katër parti të reja që garuan në parlamentaret e 11 majit 2025, kanë përfituar kompensim financiar pas zgjedhjeve. Kompensimi financiar...

Lexo më shumë

Tiranë/ U kap duke transportuar pako me kokainë, arrestohet 22-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
20 Shtator, 2025

Një 22-vjeçar u arrestua nga policia pasi kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me kokainë, për ta...

Lexo më shumë

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare
20 Shtator, 2025

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion kryesor mesdhetar, duke synuar zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit, sipas “Travel and Tour...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com