Thomas Schäfer, Ministri i Financave të landit Hesse në Gjermani ka vrarë vetën pasi nuk ka arritur të përballojë shqetësimin e krijuar mbi gjendjen ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, sikurse bën me dije guvernatori i landit, Volker Bouffier .
Schäfer, 54 vjeç u gjet i pajetë pranë shinave të trenit, ndërkohë që trupi i tij qe i vështirë të identifikohej fillimisht, për shkak të dmtimeve të shumta.
Schäfer ishte anëtar i partisë së kancelares Merkel (CDU) dhe kishte qenë aktiv në politkat e landit për më shumë se 10 vjet. Në një deklaratë, guverantori Bouffier tha se Schäfer po përjetonte me shumë shqetësim dhe stress të lartë situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19.
“Duhet të supozoj se këto shqetësime e kanë sforcuar atë. Ai me sa duket nuk pa më rrugëdalje. Ai ishte i dëshpëruar dhe na la”, tha guvernatori.
Schäfer la pas gruan dhe dy fëmijët e tij./Opinion.al