Një tjetër person i sëmurë me COVID-19 vendin tonë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia.
Sipas ABC News, 77-vjeçari Hekuran Korça, është vetëvrarë, disa orë pasi kishte dalë nga spitali ku po trajtohej pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës në zonën e Shkozës. Ai u dërgua në spitalin e traumës por pas disa orësh nuk mundi t’i mbijetojë plagëve në trup.
Hekuran Korça kishte dalë pozitiv me koronavirus para një jave. I moshuari u shtrua në spitalin infektiv ku iu nënshtrua terapisë mjekësore. Ditën e dielë, 77-vjeçari iu nënshtrua sërish tamponit. Sipas mjekëve ai ishte negativizuar. Pas kësaj përgjigje, mesditën e së hënës, Hekuran Korça la spitalin. Por vetëm pak orë më pas, ai ndërmori aktin ekstrem.
I ndejri ishte babai i 5 fëmijëve. Burime për ABC Neës thonë se ai kishte humbur një vajzë që jetonte në Greqi si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Gjatë kohës së pandemisë, 3 pacientë me koronavirus u hodhën nga lartësia nga spitali Shefqet Ndroqi, duke ndërruar jetë në vend./ Opinion.al