Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetëvritet në burg 1 muaj pas arrestimit për vjedhje, kush ishte 18-vjeçari

2017/04/02 at 9:06 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetëvritet në burg 1 muaj pas arrestimit për vjedhje, kush ishte 18-vjeçari

Nuk e ka përballuar dot izolimin në qeli, 18-vjeçari i jep fund jetës në Burgun Shënkollit.


Burime të Policisë bënë të ditur se Albi Luka nga Fushë- Kruja u gjet pa ndjenja brenda ambienteve të qelisë së burgut. Kanë qenë gardianët, të cilët konstatuan ngjarjen dhe më pas ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, por bluzat e bardha bënë të ditur se ai mbërriti pa shenja jete.

Në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërkohë dyshimet janë se i riu mund t’i ketë dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me gaz të lëngshëm brenda ambienteve të qelisë. Gjithsesi do të jetë ekspertiza mjekoligjore, e cila do të zbardhë shkaqet e vdekjes së 18-vjeçarit.

Ai mësohet se ishte arrestuar një muaj më parë nga policia e Krujës për veprën penale të vjedhjes dhe ishte në pritje të dënimit nga gjykata.

Paraprakisht dyshohet se i riu ka qenë në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike në momentin e kryerjes së aktit vetëvrasës, për shkak se ai nuk e ka përballuar dot izolimin. Frika se gjykata do ta dënonte, ka bërë që 18-vjeçari të shfaqte shenja të depresionit, çka sipas burimeve është konfirmuar edhe nga persona të tjerë që kanë qenë në kontakt ditët e fundit me të.

“Albi Luka është gjetur thuajse pa shenja jete në qeli. Ai është dërguar menjëherë në spital, por mjekët nuk kanë arritur dot ta shpëtojnë”, u shprehën burime të Policisë së Lezhës.

Pas ngjarjes, një grup hetimor ka mbërritur dje në Burgun e Shënkollit ku është kryer këqyrja e vendit. Gjithashtu janë marrë në pyetje disa të burgosur të tjerë, të cilët kanë pasur kontakte me 18-vjeçarin ditët e fundit.

Sipas burimeve, ata janë shprehur se kishin vënë re shenja mërzie dhe mbylljeje tek i riu, por nuk kanë menduar se ai mund të vetëvritej. Trupi i tij i është nënshtruar ekspertizës përkatëse mjekoligjore, nga ku do të përcaktohet edhe shkaku i vdekjes.

Mjekët konfirmuan se i riu kishte mbërritur thuajse pa shenja jete dhe, me gjithë ndërhyrjen e tyre, nuk u arrit që të shpëtohej. Familjarët e tij janë sinjalizuar për ngjarjen, ndërsa policia konfirmoi se është duke hetuar për të përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje të rëndë brenda ambienteve të Burgut të Shënkollit.

Burimi: Panorama

 

Etiketa: 1 muaj pas arrestimitvetevritet ne burg


Ju sugjerojmë

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
Aktualitet

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

15 Qershor, 2026 10:38 pm
Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
Para
Të paktën 254 të vdekur nga përmbytjet në Kolumbi

Të paktën 254 të vdekur nga përmbytjet në Kolumbi

Aurela Basha: Ne jemi ende në borxh me të përndjekurit politik

Aurela Basha: Ne jemi ende në borxh me të përndjekurit politik

Përgjimet për shqiptarët/ “Nëse myslimanët do ndiqnin besnikërisht fenë, Europa do ishte zhdukur”

Përgjimet për shqiptarët/ “Nëse myslimanët do ndiqnin besnikërisht fenë, Europa do ishte zhdukur”
















TE FUNDIT

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
15 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 19 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas veprimeve hetimore...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
15 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake. “S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me...

Lexo më shumë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}