Eshtë gjetur i vetëvrarë në makinë djali i aktores së njohur amerikane Mia Farrow. Thaddeus Wilk FarroW 27 vjeç u gjet në Connecticut me plagë pistolete në kokë. Autopsia e kryer në trupin e tij, konfirmoi se bëhej fjalë për vetëvrasje.I riu ishte i paralizuar pasi kishte kaluar poliomielitin në vogëli. Aftësitë e kufizuara fizike dyshohet të kenë shërbyer si shkak për vetëflijimin. Aktorja 71- vjeçare e adoptoi Thaddeus në Kalkuta të Indisë në vitin 1994.