Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rasteve të vetëvrasjeve në spital të pacientëve të infektuar me COVID-19 në vendin tonë.
Rama ka marrë shembullin e Italisë duke thënë se në shtetin fqinj janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi.
Sipas Ramës, opozita është një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze.
“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!”-shkruan Rama./ Opinion.al