Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vdekjen e 31-vjeçarit që u vetëvar në dhimat e izolimit të komisariatit të Kavajës.
Ilvi Meta ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve.
Policia sqaron se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për ngjarjen.
Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive.
Kjo është ngjarja e rëndë e dytë që ka ndodhur brenda një harku kohor të shkurtër. Vetëm pak javë më parë, në 28 mars të këtij viti, një 26-vjeçar i vuri flakën qelisë në Komisariatin e Kamzës, ku për pasojë humbi jetën, teksa 2 të tjerë mes tyre dhe një polic u asfiksuan.
Hetimet zbuluan se 2 punonjësit e policisë Hajredin Boja dhe Fatmir Isufi nuk respektuan procedurat për të ndaluarit në Komisariatin e Kamzës duke i lejuar të ndaluarit që të mbante në qeli një çakmak me vete, që shkaktoi një ngjarje me pasoja të rënda.