Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetëvrasja e të riut në Fier, flet e ëma: E dashura e nxiste të pinte fotoksinë

2017/07/09 at 7:37 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vetëvrasja e të riut në Fier, flet e ëma: E dashura e nxiste të pinte fotoksinë

Nëna e Eneo Ferkos ka rrëfyer edhe tronditjen që pësoi, kur hapi SMS-të e djalit të saj të ndjerë dhe vajzës 17-vjeçare me të cilën ai kishte patur lidhje.

Në një intervistë për “Panoramën”, Aida tregon se si vajza 17- vjeçare tallej me të birin e saj, e përqeshte dhe e nxiste që të vetëvritej.

“Kishin filluar të flisnin dhe ky kishte bërë një video kur kishte pirë fostoksinën e që ta bindte vajzën, ia kishte nisur e ajo qeshte. Tallej, e nxiste dhe i thoshte se nuk ishte nga ata burra ai që të vdiste”, tregon ajo. Ajo ka edhe një apel për drejtësinë që të zbardhë të vërtetën. Pjesë nga intervista

Eneo e bëri gjithë këtë për një vajzë. Cila ishte ajo dhe çfarë ishte për Eneon?

Ajo ishte një 17-vjeçare nga Peqini, me të cilën u njoh në Facebook në muajin janar. Duke qenë se fëmijët e mi janë rritur me shumë halle për shkak të problemeve që ne prindërit e tyre kemi pasur sa ishim bashkë e pastaj ndarja jonë, djemtë ishin të palumtur. Ishte rritur mes dhimbjes. Dhe unë vura re që gjatë kohës që fliste me të, djali po çelej. Ishte i lumtur, gëzonte. Dhe kur më tha që fliste me një vajzë, nuk i thashë asgjë. U gëzova që ajo po ma bënte të lumtur djalin.

Sa kohë vazhduan kështu në komunikim dhe kur u takuan?

U njohën në janar dhe më 3 mars kishin lënë takim. Do të pinin kafe. Unë nuk dija gjë. Kishte ikur ta takonte. Vetëm kur erdhi më tregoi që e kishte takuar, ndërsa djali i vogël më tha që ishte bërë gjithë baltë nga trupi djali, gjithë rrobat. Nuk i thashë asgjë, por dyshova se mund ta kenë rrahur njerëzit e saj. S’më tregoi asgjë dhe nuk e pyeta kurrë. Por rrobat ishin gjithë baltë.

Çfarë ndodhi më tej me vajzën? E njohe ti? U takua djali prapë me të?

Jo. Pas një jave djali kishte ikur prapë, pa më thënë, dhe kishte shkuar dhe e kishte marrë vajzën. S’e di se si vendosi ta marrë, por kishin ikur të dy atë natë. Prita të vinte në shtëpi, por nuk erdhi dhe telefonin e kishte mbyllur. Të nesërmen prisja me gjak të ngrirë ndonjë lajm prej tij. Kisha frikë ngaqë dyshoja te rrahja para një jave. Kur prisja telefonatë nga djali, më mori policia e Fierit dhe më tha të shkoja në komisariat. Vajta atje e mora vesh që djali e kishte marrë vajzën dhe prindërit e saj e kishin denoncuar në Peqin, ngaqë ajo ishte e mitur. Unë s’dija asgjë.

Po djali a erdhi? Si u lidhe me të?

Erdhën ata të dy. Vajza kishte marrë rrobat me vete dhe para për të cilat tha se ia kishte dhënë e ëma. Megjithatë, shkuam pas dy ditësh në polici edhe prindërit e saj dhe ne dhe deklaruam që vajza iku vetë e ne do ta mbanim për nuse. U bë fakt i kryer ky muhabet. Aty në polici u vendos.

Pra, ajo iku në datën 1 qershor. Ju si e morët vesh kur nuk flisnit fare me djalin?

Eneo më mori vetë në telefon. Sapo ajo i kishte ikur, djali më mori në telefon e më kërkoi ta takoj e unë e ftova në shtëpi. Kur erdhi këtu, vetëm qante pa pushim. Ishte i dërrmuar plotësisht. Nuk kishte pasur asnjë faj dhe s’dinte pse ajo kishte njoftuar njerëzit ta merrnin. Ishte i dashuruar djali pas saj. Çmendej. I fola, e ngushëllova, madje i thashë më mirë do ishte se ishte i ri e kishte jetën para dhe sikur u qetësua. Që nga ajo ditë erdhi jetoi tek unë djali dhe nuk vija re ndonjë gjë për t’u shqetësuar. Nuk e pyesja për të, sepse nuk doja t’ia kujtoja se mos lëndohej. Eneo i ka dërguar edhe një video vajzës teksa piu fostoksinën…

Ishin rilidhur ata ditët e fundit, të tha gjë djali?

Jo, s’më tha asgjë. Kur ndodhi kjo, ne i hapëm telefonin dhe pamë që kishte tri ditë që kishte rifilluar lidhjen me të. Kishin filluar të flisnin dhe ky kishte bërë një video kur kishte pirë fostoksinën e që ta bindte vajzën, ia kishte nisur e ajo qeshte. Tallej, e nxiste dhe i thoshte se nuk ishte nga ata burra ai që të vdiste.

A keni një apel ju si nënë në lidhje me këtë ngjarje?

Dua të veprojë ligji. Dua drejtësi. Ajo vajzë është shkaktarja që ma nxiti djalin drejt vetëvrasjes. I thoshte në mesazhe “hë bëje ore, vdis, je burrë apo s’je”, por këto ishin të shpeshta. Ai i thoshte se jepte jetën për të dhe ajo i thoshte “po hë, jepe që ta shohim”… Prandaj shteti të marrë masa dhe të ma çojë shpirtin në vend. Ajo vajzë është autorja e vrasjes, sepse e nxiste në çdo mesazh që i dërgonte. Policia i ka të gjitha, video, SMS e mesazhe me zë që ajo i niste, ku e fyente dhe keqtrajtonte brutalisht djalin. */ MAJLINDA RAMA

Etiketa: Enea Ferkofiervetevrasje

Ju sugjerojmë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Video/ Në kërkim të klonit perfekt, CR7 dhe misteri i shtatëzanive “surrogato”

Video/ Në kërkim të klonit perfekt, CR7 dhe misteri i shtatëzanive "surrogato"

Dy oferta për Burim Kukelin, mesfushori duhet të zgjedhë midis Tramexanit dhe Luganos

Dy oferta për Burim Kukelin, mesfushori duhet të zgjedhë midis Tramexanit dhe Luganos

Qytetarja i ankohet për pagat e ulëta, Rama: E keni me të dëgjuar skllavërimin?

Qytetarja i ankohet për pagat e ulëta, Rama: E keni me të dëgjuar skllavërimin?

TE FUNDIT

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com