Klea Shyti ka marrë një mesazh lamtumire nga ana e të dashurit të saj dhe pas verifikimeve nga policia është bërë publik edhe mesazhi.
“Nuk e mendoj që lidhja jonë të vazhdojë më! Ne jemi shumë të rinj për të pasur një lidhje serioze dhe për t’i qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit”.
Ky mendohet se ka qenë mesazhi që e ka shtyrë vajzën të ndërmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit.
Madje është zbuluar edhe emri i të dashurit të saj.
Josef Xhemali, ishte i lidhur me Klean prej disa vitesh, ndërsa ndarja përfundimtare kishte ardhur afërsisht 1 muaj më parë.
Josefi i kishte kërkuar Kleas që pas ndarjes të mbeteshin thjesht miq, gjë të cilën Klea e ka kundërshtuar.
Ajo ka kërkuar të lidheshin prapë, kërkesë kjo që ka hasur në kundërshtimin e djalit. /Albeu.com/