Aktualitet

Vetëvrasja e pacientit me COVID, drejtori i spitalit: Nuk shfaqi shenja…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 01/11/20 |
Opi Nion

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm, ku një pacient me COVID-19, ndërroi jetë pasi u hodh nga kati i katërt.

Mjeku Kapisyzi, deklaroi se pacienti Preng Gjonaj nga Tropoja i është nënshtruar të gjitha mjekimeve për SARS cov-2. Gjithashtu, ai theksoi se pacienti që nga shtrimi e deri në momentin e fundit nuk ka shfaqur shenja jo normale psikologjike .

“Sot në orë 3 të mëngjesit ndodhi një ngjarje e rëndë që na tronditi të gjithë neve, mjek, infermierë që punojmë 24 orë. 52 vjeçari i është nënshtruar të gjitha mjekimeve sipas trajtimeve nga SARS cov-2. Ne emër të spitalit Shefqet Ndroqi shprehim ngushëllime familjarëve të pacientit. Sipas të dhënave tona që nga shtrimi e deri në momentin e fundit, pacienti nuk paraqiste ndryshime apo shenja psikologjike jo normale. Ky është një moment shumë i vështirë për ne. Ne do kërkonim mbështetjen e të gjithëve në këtë luftë. Është momenti të respektojmë dhimbjen e familjarëve dhe dhimbjen tonë” – Kapisyzi./ Opinion.al

Pas