Aktualitet

Vetëvrasja e Ilvi Metës, Duma nxjerr foto në Kuvend: Zor se mund të ndodhë kjo



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:44 - 09/05/22 |
Opi Nion

Deputetja Grida Duma ka folur në Kuvend për çështjen e vdekjes në Komisariat të Ilvi Metës.

Teksa nxori dy fotot të qelisë ku duket edhe lidhësja e bluzës me të cilën dyshohet se Ilvi Meta u vetëvra, Duma tha se nuk ka nevojë për ekspertizë, por me sy të lirë mund ta kuptosh se kjo gjë zor se mund të ndodhë.

 “I ftoj kolegët për të parë dy foto. Janë dy foto në komisariat të Kavajës, ku pretendohet se është vetëvrarë jetën Ilvi Meta në komisariat. Një sy normal nuk ka nevojë për ekspertizë për të kuptuar se zor mund të ndodhë kjo. Kam shkuar në atë natë të familja  e djalit, do të kishte parë një kob më të madh sesa vdekjen.  Aty kishte pllakosur heshtja, mpirja dhe mungesa e vërtetës ishin më të mëdha sesa morti, E theksoj këtë realitet për një gjë që është shumë e thellë, aty tek ajo familje përveç se ishte vuajtja e njerëzve të shkelur, për në çast bërë pyetje, për çfarë akuzohej,. Tha për një derë alumini, që quhen vjedhje krime ordinere, devijanca nga varfëria. Tha se e kanë dënuar disa herë për gjëra që si ka kryer, kjo është dëshmia e tij. Sa herë ndodhte një vjedhje e kapnin e rrihnin dhe ishin mësuar me faktin se ka gabuar dhe do jetë gjithmonë fajtori. Mendoni sesa janë ata që nuk mbrohen dhe nuk nxjerrin dot të drejtën e vet. Problemi më i madh është një njeri që dikur, për shkak kjo shoqëri nuk ka një sistem vlerash, një in riedukimi, mund të të çojë deri në vdekje të fshehura apo vetëvrasje të ndodhur nga depresioni, s epo i rrëshqit këmba të varfrit je i mbaruar”, tha Duma. 

Pas