Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetëvrasja e 48-vjeçarit në Përrenjas/PD:Në litar s’e çuan këmbët e veta, por skamja

2022/08/10 at 11:20 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vetëvrasja e 48-vjeçarit në Përrenjas/PD:Në litar s’e çuan këmbët e veta, por skamja

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Rrajcë të Përrenjasit, ku një 48-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur në pemë, në kushte të vështira ekonomike.


Përmes një postimi në “Facebook”, Boçi shkruan se Fatos Çollaku nuk u vetëvra por e vranë.

Teksa tregon takimin me Çollakun disa vite më parë, dhe kushtet e vështira në të cilat jetonte 48-vjeçari, Boçi ka akuzuar qeverinë për vdekjen e tij. Ai thotë se Çollaku nuk kërkonte asgjë më shumë nga shteti veçse se një punë për të mbajtur familjen e tij, por sipas tij as këtë nuk ia mundësuan. Dhe si të mos mjaftonte kjo, sipas tij shteti i hoqi çdo mbështetje.

 

Postimi i plotë

E VRANË NUK U VETËVRA

Fatos Çollaku, burri i urtë nga Prrenjasi,nuk u vetëvra!

E donte jetën shumë. Na e ka thënë në sy.

E donte atë me punë e djersë.

E kam takuar aty në atë shtëpinë e tij të varfër disa vite më parë, që ndonëse në terr prej mungesës së energjisë e orendive, të verbonte nga ndershmëria, sinqeriteti dhe njerëzorja.

Ai vetë kishte turp që e ndihmonin, për të mbajtur shpirtin gjallë, të afërmit, miqtë, shokët.

Donte të jetonte me dinjitet.

Donte punë. Në mos punë, përkrahje sociale, ndihmë ekonomike nga qeveria e “reformave” të mëdha me shpirt të vogël.

Donte vetëm një llampë dritë e asgjë tjetër më shumë, nga kabineti që quhet qeveri e organi Kryeministër!?

A e kuptoni?!

Vetëm një llampë dritë që në një vit harxhon aq sa harxhon në një minutë ftohësi ultramodern i zyrës së atij që rri aty shtriqur këmbë përmbi këmbë, i “hallemadhit” miliarder të vendit më të varfër të Europës.

Nuk i dhanë asgjë prej gjëje, as dritë, as shpresë, as bukë. Sepse nuk kanë asnjë ndjeshmëri.

Madje e shpallën “armik” , reaksionar e i hoqën çdo mbështetje.

Vërtet e vranë!

Po ju që e vratë a ndjeni një fije turp?!

Se përgjegjësi e di që jo!

Në litar Fatosin nuk e çuan këmbët e veta.

Aspak.

Njerëz mos e besoni!

E çoi braktisja e shtetit.

E çoi dënimi me skamje që i kishte shpallur pushteti.

E çoi pashpirtësia e të pafytyrëve që tallen me mjerimin pa drita të njerëzve të thjeshtë.

E çoi arroganca e të panginjurve që notojnë në miliona të fituar vetëm me një lëvizje të presjes dhjetore të çmimit të energjisë.

E çoi Rama, shpura e tij, babëzia e tij, antihumanizmi i tij.

Pse hezitoni ta thoni e ta themi?!

Çfarë?!

Do më thoni që po bëj nekropolitikë?!

Në djall politika, në djall “ëngjëjt” diabolikë që drejtojnë këtë vend “të pafajshëm”.

Po, po! Ju e vratë!

Siç dini të vrisni vetëm ju.

Të vrisni me skaf në qetësinë e detit dhe më pas lani duart…në det.

Të vrisni në gjumë si Gjoklajn dhe lani duart…në plehra.

Të vrisni natën nga pas në rrugicë si Rashën e lani duar…me disifektant Covidi.

Të vrisni në komisariate si Ilvin e lani (lironi) duart… duke hequr lidhëset e këpucëve.

Dhe këtej çirreni në histeri marramendëse: Drejtësia!!!! Drejtësia!!!

Po të dalë dikush e të më tregojë Drejtësinë për Fatosin e ndjerë.

Të dalë një i vetëm i pushtetshëm i këtij vendi.

Por ah ju….!?

Ju të kulluarit këllirë të rënë nga qielli pa ngjyrë.

Jo vetëm kaq…

Ju dini të vrisni dhe ngadalë.

Të vrisni duke ta marrë shpirtin pak e nga pak, ekonomikisht, me varfërim progresiv, me taksa të padrejta, me xhandarë e taksidarë.

Duke të hequr nga puna e damkosur për bindje politike, si “armiq” regjimi.

Duke të larguar njerëzit e dashur që të rrethojnë, larg syve, kujdesit e zemrës.

Duke ta bërë të vështirë jetën me çdo çmim.

Duke ta nxirë, ditën, muajin, vitin me mijëra mënyra e marifete.

Duke të tallur, vjedhur, grabitur me ligje, me horrlliqe, me katër duar e pa duar, natën e ditën.

Dhe ajo që është akoma më e tmerrshme.

JU TË VRISNI ME VETËVRASJE!

Siç bëtë me Fatosin.

Siç keni bërë me Qamil Zelën me Arifin, Gjinin e dhjetra të tjerë që i keni vrarë duke i shtyrë drejt vetëflijimit, se nuk kishin mundësi të paguanin faturën e energjisë, se nuk mund të mbanin familjen, se nuk kishin rrugëdalje përpos lehtësisë së dheut.

E kështu me vrasje si vetëvrasje, ju me atë rast nuk lani as duart.

Por ama me duart e bërë “pis” fërkoni barkun.

Ia kaloni dhe Pilatit në këtë gjest mashtrimi.

Fatosin e shkretë e vratë…

Po ne?!

Po qytetarët?!

Ne bashkë me qytetarët s’duhet t’ju lejojmë që të bëni vrasjen e rradhës.

Boll më!!!!!!/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Fundoset trageti me mbi 350 persona në bord në Filipine, 18 të vdekur
Bota

Fundoset trageti me mbi 350 persona në bord në Filipine, 18 të vdekur

26 Janar, 2026 1:35 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari

26 Janar, 2026 12:55 pm
Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile
Politikë

Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile

26 Janar, 2026 12:21 pm
Rama takim me Netanyahun në Jerusalem
Kryesore

Rama takim me Netanyahun në Jerusalem

26 Janar, 2026 12:19 pm
Protestuesit rrethojnë hotelin e agjentëve të ICE, nxirren sërish armët
Bota

Protestuesit rrethojnë hotelin e agjentëve të ICE, nxirren sërish armët

26 Janar, 2026 12:00 pm
10-vjetori i reformës në drejtësi, Begaj: Përgjigja ndaj një krize të thellë besimi
Aktualitet

10-vjetori i reformës në drejtësi, Begaj: Përgjigja ndaj një krize të thellë besimi

26 Janar, 2026 11:28 am
Ceremonia e vitit të ri gjyqësor, Sadushi: Drejtësi e pavarur dhe e përgjegjshme
Aktualitet

Ceremonia e vitit të ri gjyqësor, Sadushi: Drejtësi e pavarur dhe e përgjegjshme

26 Janar, 2026 11:26 am
Përmirësohet shëndeti i Michael Schumacher pas 12 vitesh në koma
Sport

Përmirësohet shëndeti i Michael Schumacher pas 12 vitesh në koma

26 Janar, 2026 11:24 am
Babai goditi me thikë vajzën në Durrës, mbetet i plagosur edhe një kalimtar
Kronikë

Babai goditi me thikë vajzën në Durrës, mbetet i plagosur edhe një kalimtar

26 Janar, 2026 11:22 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Babai plagos me thikë vajzën në Durrës

26 Janar, 2026 10:19 am
Para
U qëllua me kallashnikov pas sherrit për drutë e zjarrit, vdes 55-vjeçari

U qëllua me kallashnikov pas sherrit për drutë e zjarrit, vdes 55-vjeçari

Transportuan rreth 1 ton marijuanë në mes të detit, burg për 3 skafistët nga Vlora

Transportuan rreth 1 ton marijuanë në mes të detit, burg për 3 skafistët nga Vlora

Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin Thirrë,situata e zjarreve në vend

Zjarret në vend/ 28 vatra në 24 orët e fundit, 4 prej tyre aktive
















TE FUNDIT

Fundoset trageti me mbi 350 persona në bord në Filipine, 18 të vdekur

Fundoset trageti me mbi 350 persona në bord në Filipine, 18 të vdekur
26 Janar, 2026

18 persona kanë humbur jetën pasi një traget me mbi 350 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi, u fundos pranë bregut jugor...

Lexo më shumë

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
26 Janar, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Selenicë, ku ka humbur jetën një i moshuar si pasojë e...

Lexo më shumë

Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile

Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile
26 Janar, 2026

Shoqëria civile ka marrë në dorë bashkimin e opozitës, pasi Partia Demokratike nuk arriti në asnjë moment pas zgjedhjeve të...

Lexo më shumë

Rama takim me Netanyahun në Jerusalem

Rama takim me Netanyahun në Jerusalem
26 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda e nisën vizitën tre ditore në Izrael duke vizituar vendin ku në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com