Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetëvrasja e 20-vjeçarit nga Fieri, mbi 1200 sms të shkëmbyera me vajzën në telefonin e viktimës

2017/07/09 at 8:58 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Vetëvrasja e 20-vjeçarit nga Fieri, mbi 1200 sms të shkëmbyera me vajzën në telefonin e viktimës

Eneo ka shkëmbyer vetëm në harkun e tri ditëve të fundit të jetës së tij mbi 1200 mesazhe me vajzën që donte, shkruan “Panorama”. Sipas rrëfimit të nënës së tij, Aidës, pas vdekjes së të birit, gjëja e parë që bëri ishte kontrolli i telefonit dhe aty ajo është tronditur akoma më shumë kur ka gjetur mesazhet e pafshira të komunikimit të tyre. Nëna e tij tregon se ndërsa djali gëzonte që po lidheshin sërish, së paku duke komunikuar, ajo e fyente dhe trajtonte shumë keq të birin, duke e fyer me fjalor aspak të përshtatshëm.


“Kur kemi hapur mesazhet, jemi tronditur njësoj siç na tronditi vdekja e djalit. Ai ishte bërë urë që ajo të kalonte mbi të vetëm e vetëm që t’i tregonte se sa e donte. I tregonte në çdo kohë që ajo ishte dashuria e tij e parë dhe e fundit, ndërsa, po ashtu, i kërkonte falje pa arsye. Ajo e shante, e fyente rëndë e ky pa arsye i thoshte shumë herë ‘më fal’. E kishte bërë djalin ato tri ditë para se të vdiste me hije”, tregon nëna e Eneo Ferkos. Sipas saj, mesazheve të Eneos vajza Edlira C. u ishte përgjigjur shpeshherë me mesazhe zanore dhe dëgjohej qartë që ajo e trajtonte keq.

Edhe gjyshja e Eneos, e cila qëndronte në shtëpinë e së bijës për të qenë afër saj në këto ditë të vështira për të, ndërsa Aida rrëfente detajet, përsëriste të njëjtat fraza me të. Në shtëpinë e Aidës gjendeshin edhe koleget e saj të punës, të cilat ndër të tjera tregojnë se kjo është një ngjarje e rëndë dhe Aida ka nevojë për mbështetjen e shtetit, sepse po pret drejtësi. “I lexuam edhe ne mesazhet e tyre. Me Eneon ishte sjellë shumë keq. Jemi të shokuara. Një vajzë e vogël, të sillet aq keq. Më e pakta që mund të bënte kur ky i nis videon ishte të alarmohej. Të lajmëronte policinë a nënën e tij.

Të bënte diçka, por qeshte kur ai i kishte nisur videon. S’kemi fjalë”, u shprehën ato, të cilat më parë kanë punuar në të njëjtën fabrikë edhe me Eneon. Ai u nda nga jeta 4 ditë më parë. Ai ishte duke jetuar një ndjenjë pasioni me një vajzë, me të cilën ishin lidhur në janar të këtij viti, ndërsa bashkëjetoi me të tre muaj. Ndarja me të e ka ngarkuar atë psikologjikisht deri në atë shkallë, sa e ka çuar drejt aktit fatal për jetën.

INTERVISTA ME NËNËN E VIKTIMËS
Aida, si ndodhi ngjarja? Ku ishit kur ndodhi?
Ishte ora 13:15, kur djali erdhi në shtëpi. Atë ditë nuk kishte shkuar në punë se më tha ndihej si i lodhur. Unë kur erdha rreth orës 12:30 nga puna, iu luta të shkonte të paguante energjinë elektrike se kishim dy muaj pa paguar dhe s’doja të shtohej kamata. I dhashë 50 mijë lekë (të vjetër) dhe faturat, dhe ai nuk bëri zë, shkoi. Nuk kaloi shumë, pas 40 minutash, djali erdhi. I kishte paguar. Erdhi dhe hyri në dhomë. Meqenëse ishte drekë dhe unë ndihesha e lodhur, i thashë të flinte edhe ai edhe vëllai i tij. Unë me djalin e vogël u shtrimë në kuzhinë. Nuk kaluan as dy minuta dhe Eneo më thirri të vija në dhomën e tij.

Unë realisht i thashë ‘po ty s’të vjen turp, mami më e madhe të vijë te ty’, por ai këmbënguli që të shkoja. M’u lut prapë dhe unë u ngrita dhe shkova. Kur shkova, e gjeta gjysmë të zhveshur, kishte hequr bluzën dhe ishte shtrirë përmbys mbi divan. I kërkova t’më tregonte pse më thirri, ai pa e ngritur kokën, më tha “E bëra!”. E bindur që nuk e kisha dëgjuar qartë, e pyeta edhe një herë, por ai u kthye me fytyrën gjysmë nga unë dhe ma konfirmoi prapë që e kishte bërë një gjë. “Piva fostoksinë”, më tha.

Si vepruat ju, menduat se ishte një shaka?
Fillimisht i thashë të mos tallej me mamin, por ai më tha t’i fusja dorën në xhepin pas të pantallonave dhe unë me të shpejtë e futa dorën dhe i gjeta një fishek me fostoskinë. U çmenda…E pyeta edhe një herë si e kishte pirë e kur e kishte pirë. Më tha se kishte pirë një kokërr, kur ishte duke u kthyer nga pagesa e energjisë.

Më tej?
S’dija se çfarë po bëja. E humba mendjen fare. Nuk u mora me djalin, por po merresha me helmin. I hodha në lavaman dhe doja me çdo kusht t’i shkrija në ujë, por ato nuk shkrinin. I mblodha shpejt me një qese dhe i futa thellë nëpër qese mbeturinash. S’di pse humbja kohë, por më dukej sikur do ta ruaja që të mos pinte të tjera. Nuk mendoja kurrë që gjëma ishte bërë me një kokërr. Nuk e besoja kurrë.

Po pse nuk kërkove ndihmën e spitalit?
Nuk e di. Nuk e kërkova. E mora djalin për krahu dhe ecëm në këmbë deri në spital. Iknim të dy bashkë dhe ai ecte normalisht.

Çfarë të tha rrugës djali? Asgjë. Nuk flisnim. Vetëm se unë ecja me nxitim dhe ai në krahun tim, por me nxitim. Kur vajtëm afër spitalit, i ndjeva aromën e helmit. I doli një si duhmë nga goja dhe aty u trondita shumë. E pyeta se si ishte dhe më tha se ndihej i lodhur e po i vinte gjumë. E mbajta për krahu në ato pak metra dhe arritëm në spital. Te dera i thashë rojës që djali më kishte pirë fostoksinë. Ai alarmoi të gjithë spitalin dhe erdhën me vrap mjekë e infermierë t’i jepnin ndihmë.

Çfarë të thanë mjekët? Në çfarë gjendjeje ishte djali?
Po mua nuk më dhanë detaje në fillim. Edhe unë sikur u ngroha kur pashë shërbimin e mjekëve në grup. Besova që djali ia hodhi. Më vonë mjeku tha se do ta fusnin në oksigjen dhe kjo më trembi. E çuan në reanimacion dhe më tha mjeku se do prisnim 6 orë, dhe kur e pyeta po pas 6 orësh, ai m’u përgjigj, pastaj do të presim 12 orë, por më kërkoi që të sillja në spital të afërmit e mi, duke më paralajmëruar që gjendja ishte kritike. Kërkuan babanë e djalit, por unë s’i kisha kontaktet që pas ndarjes dhe nuk e di si e lajmëruan. Por më shpejt erdhi vëllai im dhe motra ime, të cilëve mjeku u tha se djali nuk shpëton, vetëm nëse Zoti bënte mrekulli…

Kërkove ndihmë më të specializuar, ta nisnin për Tiranë?
Jo. Të tëra po i bëheshin këtu. Unë mbaja sytë nga aparati i zemrës dhe i lutesha Zotit për mrekullinë. Doja të më merrte mua në vend të djalit…/panorama

 

Etiketa: 1200 smsvajzavetevrasjaviktima


Ju sugjerojmë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Para
Shpenzimet e fushatës/ Edi Rama, 200 mijë lekë për 1 fishekzjarr

Shpenzimet e fushatës/ Edi Rama, 200 mijë lekë për 1 fishekzjarr

Pukë, përfshihet nga zjarri banesa ku jetonin 3 familje nën një çati

Pukë, përfshihet nga zjarri banesa ku jetonin 3 familje nën një çati

Mbi 2 ton drogë kapet në Mat

Gjykata jep 157 vjet burg për bandën famëkeqe shqiptare të drogës
















TE FUNDIT

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com