Një protestë po zhvillohet sot në Tiranë me kauzë: Kundër demarkacionit Kosovë- Mali i Zi. Në protestën e iniciuar nga Vetëvendosje marrin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile. Ata mbajnë në duar parrulla: “S’kemi tokë me fal!”
Protesta po zhvillohet përpara ambasadës së Kosovës në Tiranë, por në fakt më shumë se ambasadën ka në fokus kryeministrinë. Një protestuese i bëri thirrje Edi Ramës të lërë përkthimin në serbisht të “Kurbanit” dhe të shohë se si po bëhen kurban tokat shqiptare.
/Opinion.al