PRISHTINE- Vetëvendosja ka kritikuar Komisionin Evropian për qasje të pabarabartë ndaj Kosovës, krahasuar me Serbinë. Referuar progres raporteve per dy vendet, Vetëvendosje analizon se për Kosovën lavdërohet nënshkrimi i MSA-së ndërsa për Serbinë flitet për raportet e kandidimit në BE. Pra shumë shkallë më lart Serbia në këndveshtrimin e BE-së.
“Për Kosovën flitet për demonstrim të angazhimit të saj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, përderisa për Serbinë flitet për qëllimin e saj strategjik për tu integruar në BE”, ka theksuar Ylli Hoxha nga VV.