PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje deklaron se sot nuk do të lejojë zhvillimin e seancës parlamentare. Glauk Konjufca kreu i grupit parlamentar të VV tha se opozita do ta bllokojë edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, mbajtja e seancës do të bëhet i pamundur nga bllokimi i foltores e deri te metodat e tjera të cilat siç tha ai “i kemi përdorur edhe më parë”.