Kronikë

Vetëvaret me çarçaf brenda qelisë 42-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:26 - 07/06/20 |
Opi Nion

Zamir Topi  është vetëvarur në qelinë e tij në burgun e Zaharisë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, ndërsa 42-vjeçarik përdorur çarçafët për t’i dhënë fund jetës.  Ai vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe kurohej me mjekim të detyruar edhe në burg.

Topi ndodhej në burgun e Zaharisë pas vrasjes së bashkëfshatarit të tij për një vend në varreza në janar të këtij viti.

Ai qëlloi me sëpatë bashkëfshatarin e tij Dashnor Osmani, 50 vjeç, në 28 janar 2020 në qytetin e Korçës. Shkak ishte bërë një konflikt i hershëm mes tyre, ku viktima kishte varrosur babanë e tij në varrin pranë nënës së autorit, në tokën që 42-vjeçari e kishte blerë për të atin e tij, (sot i gjallë).

Topi i kishte lënë afat 5 vite dhe më pas i kishte kërkuar që ta zhvarroste babanë, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga viktima, që më vonë i kushtoi dhe jetën.

 

Pas