Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veteranët e PD nuk mund të ndezin një lëvizje të re

2018/03/06 at 12:54 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Veteranët e PD nuk mund të ndezin një lëvizje të re

Nga Mentor Kikia: Të qejfmbeturit e Bashës në PD, që nuk u futën në listat e kandidatëve, kanë nisur një lëvizje që mesa duket mund të përfundojë në organizimin e një partie të re. Por hë për hë ata kanë menduar të bëjnë një tur takimesh në bazë, për të mësuar se sa të pakënaqur ka edhe në strukturat e PD-së, që mund ti bashkohen kësaj lëvizjeje të re politike. Duke ndjekur linjën e thashethemnajës publike, në këtë lëvizje është afruar edhe një ish deputet, që u detyrua të dorëzojë mandatin për shkak se e kapi ligji i dekriminalizimit, Aqif Rakipi, i njohur me nofkën Qifja. Ky nuk dihet se me kë e ka inatin që nuk është më në parlament.


Nëse ata do ta finalizojnë nismën me një parti, unë mendoj se nuk do të bëjnë dritë më shumë se një kandil që edhe vajgurin e ka të përzjerë me ujë. Unë nuk pres që ata të shndërrohen në një lokomotivë që do të tërheqë trenin e opozitës, meqë Bashën e ka zënë gjumi. Nuk pres as që ta dobësojnë më shumë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën si kryetar. Thjeshtë ata duan të bëjnë një parti, pasi nuk mendojnë se në partinë ku ishin mund të kontribojnë edhe pa qenë deputetë. Por gjithësesi, ky është një parashikim i imi.

Në shumë vende, individë apo lëvizje të reja tronditën themelet e politikës tradicionale. Në Greqi, Tsipras, shkatërroi dinastitë politike që sundonin vendin për gjysmë shekulli. Në Francë, Macron fitoi thuajse i vetëm. Në SHBA, Trump përmbysi gjithëcka. Në Itali, një “lëvizje rruge”, e shikon vetën si parti fituese në zgjedhje.

Mendimi se në Shqipëri ka nevojë për një lëvizje të re politike, nuk është thjeshtë një dëshirë për ndryshim, por është nevojë për të shkundur dy partitë e mëdha dhe ca nëndegë të tyre të emërtuara me emra të tjerë. Dy përpjekjet që u bënë në këtë drejtim, u venitën. Gjergji Bojaxhi, bëri një debutim të sukseshëm në Tiranë, në zgjedhjet vendore. Por e braktisi menjëherë projektin e tij. Edhe Ben Blushi, pasi dështoi në sprovën e parë, e braktisi krijimin e tij politik. Pyetja, nëse ka apo jo Shqipëria nevojë për një lëvizje të re, unë mendoj se nuk ka nevojë për përgjigje. Sepse kjo nevojë është ulëritëse. Problemi është se në vend të lëvizjeve të reja që mund të frymëzojnë njerëzit, në skenë ngjiten aktorë të vjetër që përpiqen të luajnë të njëjtën pjesë që kanë luajtur për vitesh dhe që spektatorëve u kanë ardhur në majë të hundës.

A mund të sjellin ndryshim politik ca njerëz që kanë qenë në politikë e në pushtet që nga viti 1992? A mund të sjellin ndryshim ca njerëz që nuk kanë asnjë ideal në atë që duan të bëjnë, veçse të nxjerrin inatin me kryetarin e PD-së që nuk i futi në lista? A mund të kërkojnë votë për pushtet, ca njerëz që e kanë patur atë me pash, disa herë? Parë në këtë këndvështim, problemi nuk është dështimi i Bodes apo Topallit, por degjenerimi i mëtejshëm i mjedisit politik dhe kontaminimi i tokës, në të cilën, mesaduket, nuk do të rritet dot asnjë fidan tjetër i ri, veçse të mbijnë degë nga rrënjët e pemës së vjetër me trung të kalbur.

Etiketa: editorialmentor kikia


Ju sugjerojmë

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

10 Qershor, 2026 10:12 pm
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pse biem pre e gënjeshtrave?
Te Fundit

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pse biem pre e gënjeshtrave?

17 Mars, 2026 3:43 pm
Parodia e drejtësisë në Hagë
Te Fundit

Parodia e drejtësisë në Hagë

2 Mars, 2026 11:35 am
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

29 Shtator, 2025 7:04 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Te Fundit

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

13 Shtator, 2025 1:14 pm
Para
Gjoksi i femrave rritet deri në këtë moshë

Gjoksi i femrave rritet deri në këtë moshë

“Shqipëria eksporton drogë dhe importon plehra”, Basha akuza të ashpra, zbulon aferen e fundit të Ramës e Veliaj

“Shqipëria eksporton drogë dhe importon plehra”, Basha akuza të ashpra, zbulon aferen e fundit të Ramës e Veliaj

Partia e re? Kjo është ftesa e Bashës për Topallin, Boden e Patozin

Partia e re? Kjo është ftesa e Bashës për Topallin, Boden e Patozin
















TE FUNDIT

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
13 Qershor, 2026

Deri më tani, asnjë person nuk i është drejtuar Shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT për të kryer terapi hormonale me qëllim përshtatjen...

Lexo më shumë

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë
13 Qershor, 2026

Bashkimi Europian pritet të nisë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, proces ky që ishte shtyrë për më...

Lexo më shumë

Trump: Eliminuam drejtuesin e kartelit të drogës ”Tren de Aragua”

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
13 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se pas një sulmi amerikan u vra drejtuesi i grupit kriminal transnacional ”Tren de Aragua”....

Lexo më shumë

Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit

Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit
13 Qershor, 2026

Policia Kombëtare e Perusë ka realizuar një arrestim të pazakontë në kryeqytetin Lima, duke përdorur një taktikë të veçantë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}