Kur kanë kaluar vetëm pak nga ndarja me Zayn Malik në media po qarkullon një tjetër thashethem.
Modelja e Victoria’s Secret thuhet se është duke flirtuar me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.
Dyshja kanë bërë një reklamë të përbashkët për Tommy Hilfiger, ndërsa sipas The Mirror, ata janë duke u afruar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin.
“Ata kanë një lidhje të madhe”, ka thënë një burim për gazetën britanike.
Kjo nuk është hera e parë që Gigi lidhet me kampionin e Formula 1, pasi ishte spekuluar për një lidhje me të edhe në vitin 2015, kur u nda nga Cody Simpson.
Mirëpo, nëse thashethemet rezultojnë të vërteta, atëherë 22-vjeçarja nuk do t’i ketë punët shumë mirë me shoqet e saja.
Hamilton në të kaluarën ka qenë në lidhje me shoqen më të mirë të Hadid, modelen Kendall Jenner, po ashtu edhe me modelen tjetër, Ëinnie Harloë dhe këngëtaren Rihanna.