Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetëm këtë vit 29 inkubatorë të rinj nëpër maternitete

2019/01/04 at 3:15 PM
në Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetëm këtë vit 29 inkubatorë të rinj nëpër maternitete

“Bonusi i bebes po shpërndahet në çdo maternitet në vend, në një sportel unik të gjendjes civile ku mund të regjistrohet menjëherë i porsalinduri”.


Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu gjatë një inspektimi në maternitetin e Elbasanit, ku shperndau çeqet e bebes për nënat e reja. Me proceduren e re, prindërit e kryejnë regjistrimin e fëmijës së porsalindur në sportelet e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit, duke lehtësuar procedurën e regjistrimit të të porsalindurve.

Ministrja Manastirliu theksoi gjatë vizitës në spitalin e Elbasanit se po investohet në çdo maternitet në spitalet rajonale.

“Hap pas hapi po përmirësojmë infrastrukturën në maternitete në të gjitha spitalet rajonale, ku investuam së fundmi në 29 inkubatorë të rinj dhe 8 eko obstetrike gjinekologjike”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi gjithashtu nisjen e investimeve në disa maternitete këtë vit.

“Ndërtuam Maternitetin e ri të Sarandës, i cili ofron sot standardin më të lartë të shërbimit në vend. Është drejt përfundimit Materniteti i ri i Korçës, i cili do të jetë gati brenda pak ditësh. Do të vijojnë investimet për rijetësimin e rrjetit të materniteteve në vend me maternitetin e Beratit, Kukësit, Lezhës, Matit dhe Pogradecit”, tha Manastirliu.

Politika e re sociale

Politika e re sociale e Qeverisë e bonusit të bebes mbështet familjet e reja, me pagesën universale, e cila jepet për çdo familje, pavarësisht statusit social-ekonomik.

Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë Lekë;

Për fëmijën e dytë 80 mijë Lekë;

Për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë Lekë për çdo fëmijë;

Për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë;

Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë.

Bonusi i bebes është i ndarë në dy pjesë. Çeku i parë përfitohet menjëherë (35 mijë lekë për fëmijën e parë; 75 mijë për fëmijën e dytë dhe 115 mijë për fëmijën e tretë) ndërsa çeku i dytë me vlerë 5 mijë lekë përfitohet pas regjistrimit të fëmijës në gjendjen civile.

Nëse fëmija regjistrohet me emër që në maternitet, pagesa e bonusit mund të merret menjëherë, e plotë – me çeljen e buxhetit 2019 në mesin e muajit janar.

Bonusi është universal, ndaj përfitohet nga të gjitha familjet, pavarësisht se ku vendos nëna që të sjellë në jetë fëmijën. Për fëmijët që lindin në spitale private, në shtëpi ose jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile.



Ju sugjerojmë

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri
Kryesore

5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri

19 Prill, 2026 2:30 pm
Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve
Kryesore

Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve

2 Prill, 2026 7:41 pm
CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve
Kryesore

CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve

1 Prill, 2026 9:31 pm
Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët
Kryesore

Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët

31 Mars, 2026 9:51 am
Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari
Kryesore

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari

19 Shkurt, 2026 8:42 am
Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur
Sociale

Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur

15 Shkurt, 2026 8:59 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohen mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Para
Si i vodhi Britania 44.6 trilionë dollarë Indisë

Si i vodhi Britania 44.6 trilionë dollarë Indisë

Gruaja nxjerr në shitje bashkëshortin në eBay: Nuk e duroj, dua ta shes

Gruaja nxjerr në shitje bashkëshortin në eBay: Nuk e duroj, dua ta shes

1.4 milionë shqiptarëve u skadon ID, ja si duhet të veproni

1.4 milionë shqiptarëve u skadon ID, ja si duhet të veproni
















TE FUNDIT

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
13 Qershor, 2026

Në përvjetorin e parë të të ashtuquajturës Luftë 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit, Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf,...

Lexo më shumë

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
13 Qershor, 2026

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për zhvillimin e protestës së 14-të përpara Kryeministrisë. Qytetarët kanë nisur fillimisht grumbullimin në sheshin...

Lexo më shumë

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
13 Qershor, 2026

Rritja e numrit të punonjësve të huaj në Durrës po reflektohet edhe në statistikat zyrtare. Vetëm gjatë muajit të kaluar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}