Një polic ka ndaluar një “Google car” sepse makina ecte shumë ngadalë. ‘Mund të ecet kaq ngadalë?’ ka deklaruar me ironi mesazhi që shoqëron foton e publikuar në faqen zyrtare të Google+. ‘Rrallë njerëzit ndalohen për këtë arsye’ vazhdon komenti. Policia e shtetit të Silicon Valley, ku ka vendndodhjen kolosi i Internetit, ka shpjeguar që një nga agjentët e saj ka ndaluar një makinë që ecte me 38 km/orë dhe që i përkiste ‘motorit të kërkimit’, në një rrugë ku shpejtësia e lejuar është 56 km/orë. Në makinë ishte edhe një pasagjer i cili ka kundërshtuar faktin që vetura ngadalësonte trafikun.