Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vetëm gjykata e korrigjon”, si u bë djali vajzë nga gjendja civile

2024/01/05 at 9:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vetëm gjykata e korrigjon”, si u bë djali vajzë nga gjendja civile

Edmond Valteri, denoncon në “Stop” Gjendjen Civile Durrës, në lagjen 17, ku Ersi Valteri i datëlindjes 06.02.2023, sipas skedës së materninetit figuron mashkull, por gjendja civile e ka regjistruar femër.

Babai, Edmondi, e vuri re këtë problem, kur çoi djalin në çerdhe. Për 8 muaj ai as që e kishte vënë re që djali ishte regjistruar si femër, madje as në pasaportë, ku rezulton i njejti gabim.

Edmond Valteri: Më ka lindur një djalë, më datë 06.02.2023. Në skedën e maternitetit është shkruar mashkull, siç është në të vërtetë, ndërsa punonjëset e gjendjes civile e kanë bërë femër.

Gazetarja: Në momentin që kanë hedhur të dhënat?

Edmond Valteri: Në momentin që kanë hedhur të dhënat, e kanë bërë femër.

Gazetarja: Kur e zbulove ti këtë gjë?

Edmond Valteri: Ka 3-4 ditë.

Gazetarja: Ndërkohë që djali, duhet theksuar, është…

Edmond Valteri: 8 muajsh.

Gazetarja: Domethënë, pas 8 muajsh ti ke mësuar që Ersi Valteri, i cili është mashkull është ndryshuar nga gjendja civile, është bërë femër.

Edmond Valteri: Po! Gjatë kësaj kohe unë kisha bërë edhe pasaportën.

Gazetarja: Pasaportën e Ersit? Përse ku do shkonit?

Edmond Valteri: Kam lëvizur në Greqi me pushime, edhe marrë pasaportën, është femër.

Gazetarja: E kishe vënë re këtë?

Edmond Valteri: Jo, nuk e kisha vënë re.

Gazetarja: Domethënë, pas regjistrimit nga zyra e Gjendjes Civile, lagjja 17, ku u bë dhe gabimi njerëzor, pasohet edhe tek pasaporta. Po kur e zbulove ti këtë, se tek Gjendja Civile nuk e paske zbuluar, tek pasaporta që ke bërë jo. Kur? Kush ta tha?

Edmond Valteri: M’u desh një certifikatë për regjistrimin në çerdhe edhe bashkëshortja e pa tek e-Albania që ishte gjinia femër.

Edmondi tregon se iu drejtua zyrës së Gjendjes Civile, ku i thanë se gabimet njerëzore nuk zgjidhen, por çohen në gjyq.

Edmond Valteri: Vajta pranë Gjendjes Civile edhe më thanë që “këtë e zgjidh vetëm me gjykatë”.

Gazetarja: Po pse more me gjykatë? Si, do hapësh gjyq ti për këtë?

Edmond Valteri: Sepse është një gabim njerëzor edhe vetëm me vendim gjykate mund ta zgjidhësh këtë problem. Ç’taksirat kam unë të paguaj gjithë ato kosto, për një gabim njerëzor që mund ta bëjë një punonjës i gjendjes civile, duke pasur kartelën e maternitetit që e ka të shënuar mashkull. Sepse unë e kam mashkull, nuk e kam femër djalin.

Gazetarja: Çfarë kërkon?

Edmond Valteri: Kërkoj që të kem “M” tek pasaporta.

Gazetarja: Por që ta kesh tek pasaporta, duhet ta kesh tek Gjendja Civile fillimisht.

Pas qytetarit, edhe gazetarja e “Stop” komunikon me përgjegjësen e gjendjes civile, e cila thotë se punonjësja që ka bërë gabimin është larguar. Sipas saj, këto lloj gabimesh korrigjohen vetëm nga gjykata./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Shkon për certifikatë për pension, gjendja civile e nxjerr të vdekur

Shkon për certifikatë për pension, gjendja civile e nxjerr të vdekur

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 6 janar 2024

Parashikimi i motit 6 Janar 2024

Parashikimi i motit 6 Janar 2024

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com