Të gjithë femrat që kanë sjellë në jetë një fëmijë, e dinë se sa e vështirë është të rikuperosh format trupore pas lindjes. Mund të duhen muaj të tërë, dhe përsëri nuk e gjen veten në formën e dëshiruar. Por për super modelen Emina Cunmulaj, rikthimi i trupit në format e duhura nuk ka qenë edhe aq e vështirë.
Ajo ka postuar një foto për ndjekësit në Instagram, ku tregon trupin e saj vetëm 2 javë pas lindjes së vajzës së saj të dytë Mia. “Mama është rikthyer. 2 javë nga lindja e vajzës dhe po i adhuroj këto forma”, ka shkruar ajo në Instagram, krah fotografisë me bikini.