Kosova ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit vetëm një viktimë nga koronavirusi.
Viktima, 74-vjeç siç raportojnë autoritetet shëndetësore është nga komuna e Ferizajt.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar gjithashtu se janë shënuar edhe 267 raste të reja me COVID-19, pas 1.377 testimeve të kryera.
Të hënën është konstatuar se nga COVID-19 janë shëruar 163 pacientë ndërsa raste aktive janë gjithsej 5.275 persona./Opinion.al