Bota

Vetëizolohet Putin, i dha dorën mjekut të infektuar me koronavirus


               Publikuar në : 17:50 - 01/04/20 |
Opi Nion

Vladimir Putin ka vendosur të vetëizolohet, pasi mjeku me të cilin shtrëngoi dorën një javë më parë ka rezultuar i prekur nga koronavirusi.

Lajmi është dhënë nga zëdhënësi Dimitry Peskov, duke theksuar se Presidenti do të merrë të gjitha masat. Ai po qëndron momentalisht në rezidencën presidenciale në Novo-Ogaryovo jashtë Moskës, nga ku edhe zhvillon me video-konferencë mbledhjet e kabinetit qeveritar.

Shqetësimet për shëndetin e liderit 67-vjeçar u rritën pasi një ditë më parë, mjeku Denis Protsenko, njëherësh shefi i spitalit kryesor në Rusi për koronavirusin, rezultoi pozitiv një javë pas takimit me Presidentin.

Mjeku Denis Protsenko, njëherësh shefi i spitalit kryesor në Rusi, tha se ishte në gjendje të mirë, por edhe pse në pjesën më të madhe të kohës Putin mbante veshje mbrojtëse, u pa edhe pa to për disa momente.

“Të gjithë ata që ishin me presidentin atë ditë në spital po testohen”, tha Peskov për gazetarët. Rusia ka raportuar deri tani mbi 2700 raste me koronavirus, si dhe 24 viktima, pjesa kryesore në Moskë./ Opinion.al

Pas