Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një i ri është vetëhelmuar me fotoksinë. Ngjarja ndodhi një ditë më parë.
33-vjeçari L.T., rezident në fshatin Çikallesh, është gjetur nga të afërm në gjendje të rëndë. Ai është transportuar në spitalin e Elbasanit, për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë, duke gjetur vdekjen në spital.
Sipas policisë, L.T., është vetëhelmuar me fosforganik “Deçis”, në gjendje depresioni.
Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerës