Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e kësaj të premteje në fshatin Gosë të Rrogozhinës.
Sipas tvklan mësohet se ai u vetëdorëzua të autoritetet policore, pasi këto të fundit kishin rrethuar zonën me qëllim kapjen e tij.
Kujtojmë se nga ngjarja mbetën të plagosur me armë zjarri burrë e grua, S. Disha dhe N. Disha. Fatmirësisht, ata janë jashtë rrezikut për jetën.
E lënduar nga ngjarja mbeti edhe vajza e çiftit në fjalë.
Ndërkohë, sa i përket konfliktit, shkak për ngjarjen dyshohet se u bë qeni i familjes Disha.