Aktualitet

Vështirësohet situata në rrugë, ARRSH: Vetëm me goma dimri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:22 - 13/02/21 |
Opi Nion

Mbrëmja ka rënduar situatën në disa akse rrgore të vendit, ndërkohë që reshjet e dëborës janë shoqëruar dhe me erëra të forta.

Në një njoftim, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se një pjesë e madhe e akseve rrugore qarkullohen me zinxhirë, ndërkhë që në Qafë Thanë, rruga është bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.

ARRSH këshillon qarkullimin me zinxhirë dhe goma dimri.

Informacioni i plotë

Situata është vështirësuar në orët e darkës si rezultat i intensitetit të lartë të reshjeve shoqëruar edhe me erëra të forta.

Situata në akset kombëtare  paraqitet si vijon:

RAJONI  VERIOR

QARKU DIBER: Akset rrugore me zinxhirë:

-Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis 15-20 cm borë, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë.

RAJONI QENDROR

-Qarkullohen me zixhirë akset Krujë-Sari Salltik, Laç-Milot, si dhe në segmentet e Dajtit.

– Në Ibë rrua ishte e bllokuar si pasojë e një aksidenti rrugor. Dhe sapo u hap me nje kalim lëvizjeje.

RAJONI  JUGOR

Qarkullohet normalisht pa zinxhire, me goma dimërore si në Dardhë, në Voskopojë edhe në Qafën e Qarrit.

-Vijon të punohet në Qafë Thanë me 4 borëpastruese, si pasojë e borës me intensitet të lartë që bie.

Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, me qëllim që të mos bëhen pengesë për të mbajtur të hapura akset në shërbim të të gjithë përdoruesve të rrugës.

Pas