Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vështirë se partitë shqiptare do të jenë në Qeverinë e Malit të Zi”

2020/08/31 at 1:54 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“Vështirë se partitë shqiptare do të jenë në Qeverinë e Malit të Zi”

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se rezultati i zgjedhjeve paralmentare në Mal të Zi, që ka sjellë afër pushtetit partitë opozitare pro-serbe, është pasojë e situatës ekonomike, ndjenjës së padrejtësisë dhe Ligjit për Liritë Fetare.


Nimbanbegu, i cili në zgjedhjet e 30 gushtit ka kryesuar Listën Shqiptare, thotë se shqiptarët vështirë se mund të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme malazeze.

Ai nuk e pranon dhe as mohon mundësinë e koalicionit me opozitën e deritashme pro-serbe, por thotë se në të kaluarën ajo është shprehur me deklarata anti-shqiptare.

Ne kërkojmë përmirësim në statusin tonë identitetar dhe ekonomik, thotë Nimanbegu.

Zoti Nimanbegu, rezultatet e deritashme të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi tregojnë se shanset për të fituar pushtetin i kanë partitë opozitare. Ju keni qenë edhe nënkryetar i Parlamentit në katër vjetët e kaluar. Si e komentoni këtë ndryshim të mundshëm të skenës politike, pas gati tri dekadash? A ka qenë i pritshëm?

Genci Nimanbegu: Zgjedhjet e fundit në Mal të Zi treguan për një ndryshim të vullnetit të votuesve. Subjektet që ishin në opozitë në mandatin e kaluar – të gjitha së bashku – fituan 44 mandate, që do të thotë rreth 55 për qind të tyre. [Situata e krijuar] do të thosha se është prodhim i politikave të deritanishme në Mal të Zi, i vendimeve që janë marrë. Mbetet të shihet se si ky realitet do të drejtohet drejt qytetarëve të Malit të Zi, por edhe drejt synimeve euro-atlantike të shtetit.

Pse mendoni që elektorati, thënë kushtimisht, e ka ndëshkuar partinë e deritashme në pushtet të presidentit Millo Gjukanoviq?

Genci Nimanbegu: Si pjesëmarrës në jetën politike, vlerësoj se kjo ka të bëjë shumë me situatën ekonomike të qytetarëve, ndjenjat e padrejtësisë, por edhe me një ligj që është miratuar në fund të vitit të kaluar në Kuvendin e Malit të Zi, mbi liritë fetare. Pas miratimit të tij, Kisha Ortodokse Serbe dhe strukturat rreth saj kanë bërë shumë presion politik dhe kundërshtime. Dhe, kjo natyrisht ka bërë që koalicioni që është i lidhur me kishën, apo që është pro-serb, të fitojë 35 për qind të votave, ndërsa në të kaluarën ka pasur rreth 30 për qind. Këto 5-6 mandate të humbura nga koalicioni i Gjukanoviqit kanë qenë vendimtare për ndryshimin e pushtetit.

Partitë opozitare që mund të fitojnë pushtetin i lidh nacionalizmi serb dhe orientimi pro-rus. Çfarë do të thotë kjo për Malin e Zi në përgjithësi dhe komunitetin shqiptar në veçanti?

Genci Nimanbegu: Kjo është një sfidë për ne. Shumë brenda këtyre subjekteve janë shprehur me deklarata anti-shqiptare, anti-Kosovës, kanë thënë se hapi i parë i tyre do të jetë tërheqja e njohjes së Kosovës. Megjithatë, ky nuk pritet të jetë debati në ditët e ardhshme. Deklaratat e para të tyre [pas zgjedhjeve] së paku ishin deklarata qetësuese, që bënin thirrje për bashkëpunim. Madje, një udhëheqës i listës së dytë opozitare, që ka fituar dhjetë mandate – që në Mal të Zi do të thotë mbi 13-15 për qind të votave – ka thënë se do t’i ftojë edhe partitë e pakicave në qeverinë e ardhshme.

Zoti Nimanbegu, e përmendet edhe ju çështjen e Kosovës. Ish-deputetë të Frontit opozitar Demokratik kanë bërë thirrje më herët për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Ata janë tani shumë afër marrjes së pushtetit në Mal të Zi. A mendoni se mund të tërhiqet njohja e Kosovës?

Genci Nimanbegu: Njohja e Kosovës është bërë nga ana e Qeverisë së Malit të Zi, nuk është votuar në Kuvend në vitin 2008. Kjo mund të jetë çështje edhe e qeverisë së ardhshme. Por, dyshoj se partia URA, që ka fituar katër mandate dhe tani për tani do të jetë çelësi i qeverisë së ardhshme, do ta pranojë një sfidë të tillë. Por, në aspektin afatgjatë, nëse URA do të jetë pjesëmarrëse në qeveri dhe do të bëhet një akt i tillë, do të rrezikohen marrëdhëniet rajonale dhe ecuria e bashkëpunimit midis Malit të Zi dhe Kosovës, që, deri më tash, sipas zyrtarëve të dy qeverive, ka qenë shumë e mirë. [V.j. URA udhëhiqet nga shqiptari Dritan Abazoviq].

Ndalemi pak te çështja e shqiptarëve. Nga rezultatet e deritashme, po ashtu bëhet e ditur se shqiptarët e Mali të Zi do të kenë një përfaqësim më të madh në përbërjen e re parlamentare, krahasuar me katër vjetët e kaluar. Çfarë do të thotë kjo për komunitetin atje?

Genci Nimanbegu: Edhe gjatë këtyre zgjedhjeve janë bërë oferta politike që besoj se populli i ka vlerësuar dhe me votë u ka dhënë besimin. Secili deputet përfaqëson subjektin apo votuesit e tij, por edhe shqiptarët në përgjithësi. Në këto zgjedhje, edhe pse pjesëmarrja ishte shumë e madhe, votat për shqiptarët nuk kanë rezultuar me tre mandate, siç ka qenë pritshmëria, por besoj se edhe këto dy mandate do të jenë më kualitative në mënyrën e përfaqësimit. Por, e shoh shumë të vështirë që shqiptarët, në të ardhmen, mund të jenë [pjesë] në Qeverinë e Malit të Zi. Deri më tani, vërtet kemi pasur shumë konflikte me partitë pro-serbe. Unë isha [anëtar] në Kuvendin e Malit të Zi dhe bashkëpunimi do të duhej të bëhej me reciprocitet dhe duke i pranuar qëndrimet tona politike.

E përjashtoni koalicionin e mundshëm me opozitën pro-serbe?

Genci Nimanbegu: Jo, është shumë herët të thuhet se përjashtohet ose pranohet, sepse nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare. Andaj, nuk dua të jap deklarata mediatike se jemi për apo kundër qeverisjes së ardhshme. Ne do t’i marrim hapat sipas vlerësimeve tona, çfarë është më mirë për përfaqësimin tonë dhe për ardhmërinë tonë, por gjithmonë duke tentuar të ruajmë identitetin tonë, qëndrimet tona politike. Pra, ne kërkojmë përmirësim në statusin tonë, qoftë identitetar, por edhe ekonomik.

Nëse opozita [e deritashme] pro-serbe ju bën ofertë zyrtare, nën cilat kushte do ta pranonit koalicionin?

Genci Nimanbegu: Ne i kemi të qarta synimet tona, qëndrimet tona, nuk kemi ndryshuar vite me radhë, as për opozitën pro-serbe ato nuk janë të panjohura. Do të shohim se si do të ecin ditët e ardhshme. Tani, pas zgjedhjeve, dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj secilin votues, secilin qytetar për fushatën, e cila ka pasur ndikime të pandershme në vota, posaçërisht nga ana e zyrtarëve lokalë dhe të partisë së Millo Gjukanoviqit, si për shembull me oferta udhëtimesh, që ndikojnë në votën e lirë. Ne duhet ta ngremë zërin që shoqëritë tona të jenë sa më demokratike, që vullneti i votuesve të jetë i lirë dhe kështu do të vazhdojmë.

Mandatet e dy deputetëve vijnë nga dy koalicione të ndryshme. Si do të ndikojë kjo në vendimmarrje, kur bëhet fjalë për interesat e shqiptarëve?

Genci Nimanbegu: Në hyrjen e parë në parlament do të jenë Nikë Gjeloshaj [nga Lista Shqiptare] dhe Fatmir Gjeka [nga koalicioni “Bashkë nji za”]. [V.J. Gjeloshaj, pasi është edhe kryetar i Komunës së Tuzit, nuk mund t’i ushtrojë dy funksione dhe mandatin e deputetit e vazhdon Nimanbegu]. Koalicioni jonë, Lista Shqiptare, do t’i bëjë thirrje edhe koalicionit tjetër që të ulemi dhe t’i dakorojmë qëndrimet tona në masën më të madhe të mundshme.

E përmendet edhe ju më herët pritshmërinë për tre deputetë shqiptarë. Sikur të bashkoheshit përpara zgjedhjeve, do të ishte më e lehtë arritja e këtij synimi?

Genci Nimanbegu: Me këto vota dhe me këtë dalje, edhe një listë nuk do t’i prodhonte tre deputetë. Për tre deputetë ishin të nevojshme 15,000 vota; ne i kemi marrë 11,000 vota. Shpresojmë që faktori shqiptar të rritet në të ardhmen edhe më tepër. Ne kemi kërkuar disa herë mandate të garantuara dhe shpresojmë të gjejmë bashkëbisedues edhe në qeverisjen e ardhshme. Por, në Kuvendin e Malit të Zi duhen dy të tretat e votave për ndryshimin e Ligjit elektoral dhe kjo çështje do të jetë pjesë e debatit në katër vjetët e ardhshëm.

Keni besim se do ta arrini këtë qëllim?

Genci Nimanbegu: Ne do të tentojmë, do të kërkojmë dhe shpresojmë në mbështetje edhe të komunitetit ndërkombëtar për këtë kërkesë. Deri tani nuk e kemi pasur. Unë jam posaçërisht i brengosur nga qëndrimi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që shumë herë nuk ka raportuar për qëndrimet tona, për problematikën tonë. Por, shpresojmë të kemi mbështetje edhe nga Shqipëria, edhe nga Kosova, edhe nga faktori ndërkombëtar./ REL



Ju sugjerojmë

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

23 Qershor, 2025 11:06 pm
“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
-U tha në Opinion

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

23 Qershor, 2025 10:46 pm
Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
-U tha në Opinion

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

23 Qershor, 2025 10:35 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

23 Qershor, 2025 10:30 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
Kronikë

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

23 Qershor, 2025 8:54 pm
Para
Historike/ Realizohet fluturimi i parë Izrael-Emirate të Bashkuara Arabe

Historike/ Realizohet fluturimi i parë Izrael-Emirate të Bashkuara Arabe

Kuvendi nis punimet më 7 shtator, cili do të jetë rendi i ditës

Dialogu Kosovë-Serbi/Vuçiç:Albin Kurti, më i vështirë se Thaçi e Haradinaj

Disa ditë para takimit në Uashington, çfarë bisedoi Merkel dhe Vuçiç
















TE FUNDIT

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
23 Qershor, 2025

Teksa përplasjet mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së sa vijnë e bëhen më të ashpra, një pyetje që qarkulloi në studion...

Lexo më shumë

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
23 Qershor, 2025

Tensionet në Lindjen e Mesme duket se janë në kulmin e tyre, ndërsa rajoni po përfshihet nga një valë e...

Lexo më shumë

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
23 Qershor, 2025

E gjithë bota po mban frymën dhe i ka sytë nga konflikti i ashpër i ditëve të fundit mes Iranit-Izraelit-SHBA-së....

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
23 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve.  Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com