Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar ndaj heqjes së tarifës së mallrave serbe duke e cilësuar këtë vendim të kryeministrit Kurti si shenjë dobësie.
Në një status në Facebook ai shkruan se vendimi për taksën dhe reciprocitetin ishte huazuar nga ideja e tij në vitin 2019.
Veseli është kritik ndaj kryeministrit Kurti duke thënë se Kosova me të në krye mund të kërcënohet seriozisht.
“Asgjë e re nga Albini! Të paktën, ta respektonte të drejtën e autorit. Sepse, vendimi i tij për taksën dhe reciprocitetin qenka huazuar nga ideja e propozimit tim të janarit të vitit 2019, të cilin, si çdo gjë tjetër, ai e pat refuzuar. Si opozitar, ishte në gjendje ta digjte Kosovën dhe të përdorte dhunë dhe jetë të rinjsh idealistë për të ardhur në pushtet. Sot, kur udhëheq Qeverinë, ideali i tij po shihet se është vetëm mbajtja e pushtetit. Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët. E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht.”, shkruan Veseli. /Opinion.al