Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Portit të Durrësit, Afrim Bakaj është shkarkuar sot nga detyra. Lajmi raportohet nga Tv News 24.
Më herët është shkarkuar drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, ndërsa një ditë më parë dhe drejtori i OST-së.
Të gjithë këta drejtorë ishin emëruar nga ish-ministri Damian Gjiknuri që Rama e largoi në Dhjetor bashkë me 7 ministra të tjerë.
Ministrja e re Belinda Balluku vetëm 1 javë nga marrja e detyrës po shkarkon drejtoret kryesore te Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe njoftoi anulimin e PPP-së për rrugën Thumanë-Kashar.
/Ri-De