Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Verorja bëhet pjesë e Trashëgimisë UNESCO, çfarë duhet të dini për të

2018/03/01 at 11:07 PM
në -Kulturë
Kohë leximi: 4 min
A A
Verorja bëhet pjesë e Trashëgimisë UNESCO, çfarë duhet të dini për të

Ardhja e pranverës në kultura të ndryshme lidhet me një sërë ritualesh. Edhe në Shqipëri në 1 mars shumë prej fëmijëve, vajzave dhe grave por edhe meshkujve vendosin në dorë një lidhëse dyngjyrëshe bardh e kuq. Ka prej tyre që e vendosin në datën 1 dhe e heqin në datën 14 siç ka të tjerë që e vendosin në 14 dhe e heqin “kur shohin dallëndyshen e parë”. Por pakkush e di në Shqipëri se ajo verore dyngjyrëshe është tashmë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore nën kujdesin e UNESCO-s.


Disa ditë më parë në një takim në ambasadë me Shkëlqesinë e Tij z. Mircea Perpelea, ambasadorin e Rumanisë në vendin tonë, mësova se prej pak kohësh kjo verore ishte bërë pjesë e trashëgimisë botërore. Në 6 dhjetorin e vitit që kaloi pas një vendimi të marrë në mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar për Shpëtimin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Jeju, të Koresë së Jugut, verorja u pranua në listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit. Adrian Cioroanu, i dërguari i përhershëm i Rumanisë në UNESCO në datën 6 dhjetor në faqen e tij në fb. cituar nga News.ro shkruante: “Verorja u pranua në listën e përzgjedhur të trashëgimisë jomateriale UNESCO! Dosja u depozitua nga Rumania bashkë me tri shtete të tjera: Bullgaria, Maqedonia dhe Republika e Moldavisë – në të cilat kjo traditë e pranverës ekziston me disa ndryshime në formë, por që ka të njëjtën frymë të festimit të rilindjes së natyrës”.

Mediat vendase njoftonin se të njëjtin lajm e ndau edhe Ionut Vulpescu, nga Ministria e Kulturës dhe Identitetit Kombëtar: “Në pranverë, në 1 mars mbajtëm një konferencë për shtyp ku folëm për fazën në të cilën ndodhej kjo dosje. Dy javë më vonë gjendesha në Paris krah ministres së kulturës së Republikës së Moldavisë Monica Babuc, ku në kuadër të një aktiviteti të organizuar nga Ambasada e Rumanisë paraqitëm bashkë këtë dosje përpara Michael Worbs, që është Presidenti i Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s dhe përpara anëtarëve të trupit diplomatik të akredituar në Paris. Jemi të gëzuar dhe të kënaqur se përpjekjet tona patën efekt”. Ndërkohë Ministrja e Kulturës e Republikës së Moldavisë, Monica Babuc lidhur me këtë lajm shkroi në rrjetin social: “Faleminderit dhjetor! Ke qenë bujar me ne në vitin 2016 kur e gjetëm qilimin në listën UNESCO dhe ja sot – veroren!”.

Sipas studimeve etnologjike, verorja është ngushtësisht e lidhur me traditat e Vitit të Ri festuar në të kaluarën në muajin mars, si një formë primitive e Vitit Agrar i lidhur me ciklet vegjetative dhe astronomike. Verorja njihet nga etnologët në fillimin e shekullit XX si ritual i një marsit, i pranishëm jo vetëm tek rumunët, por edhe tek shqiptarët dhe bullgarët në Ballkan. Fshatarët e ruanin zakonin në çdo fillim pranvere si shenjë mbrojtjeje kundër sëmundjeve dhe fatkeqësive. Verorja është një objekt i vogël zbukurues që përbëhet nga mpleksja mes një peri të bardhë dhe të kuq që mbahet nga gratë dhe vajzat përgjatë gjithë muajit mars, si simbol i ardhjes së pranverës.

Por cila është domethënia e kësaj veroreje?

Verorja është festa tradicionale e fillimit të pranverës, në 1 mars. Fillimet e saj thuhet se vijnë nga Roma e vjetër sepse Viti i Ri festohej pikërisht në datën 1 mars (Martius), që ishte muaji i perëndisë së luftës Mars. Në ngjyrat e verores ruhet dualiteti i simboleve: bardh dhe kuq, pra paqe dhe luftë (kjo do të mund të simbolizonte madje edhe dimrin dhe pranverën). Në ditët tona janë burrat që ju dhurojnë femrave këtë objekt, fatndjellës, të quajtur verore që është një bizhuteri apo një dekorues i vogël, një lule, një kafshëz apo një zemër, e lidhur me një pe të kuq dhe të bardhë.

Femrat e mbajnë në bluzë që atë ditë e deri dy javë më pas. Ato mund t’ja dhurojnë nje femre tjetër dhe vetëm me raste të rralla, burrave. Megjithatë dhurimi qoftë edhe i një objekti të vogël të lidhur bashkë me këtë lidhëse bardh e kuq, është një zakon i vjetër që i është paracaktuar si grave dhe vajzave ashtu edhe burrave. Besohej se ai që mbante këtë lidhëse bardh e kuq do të ishte i fortë dhe i shëndetshëm për gjithë vitin që vjen. Në disa pjesë të Rumanisë si: Moldavi apo Bukovinë, simboli i pranverës është një medalje e artë apo e argjentë që mbahet rreth qafës. Edhe bullgarët kanë thuajse të njëjtën traditë identike me 1 marsin e qujatur Martenica. Origjina e traditës daton nga kohët e dakëve, stërgjyshërit e rumunëve.

Më parë quhej “dachia dragobete” dhe nënkuptonte fundin e dimrit. Në Moldavi zakoni është që janë vajzat ato që ju dhurojnë djemve verore. Bashkë me veroren shpesh dhurohen edhe lule që janë të kësaj stine, zakonisht zymbyla. Arkeologët kanë zbuluar objekte me një vjetërsi prej mijra vjetësh që mund të konsiderohen si verore. Ato kanë formën e gurëve të vegjël të ngjyrosur në bardh e kuq që mbaheshin si varëse në qafë. Të dyja ngjyrat janë të hapura ndaj interpretimeve: e kuqja mund të kuptohet si gjallëria e gruas ndërsa e bardha si mënçuria e burrit. Pra kjo lidhëse e verores shpreh ndërthurjen e pandarë të këtyre dy parimeve. Domethënia e perit të bardhë dhe të kuq që ndërthuren në një lidhëse ku edhe varet një objekt, ka një kuptim të lidhur edhe me disa legjenda. Origjinat e festimit të verores nuk njihen saktësisht, por vlerësohet se janë shfaqur në kohën e perandorisë romane, kur Viti i Ri festohej në ditën e parë të Pranverës në muajin e Marsit. Ai nuk ishte vetëm perëndia e luftës por edhe i pjellorisë dhe e vegjetacionit./GSH.al

Etiketa: trashegimia UNESKOverorja


Ju sugjerojmë

Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë
-Kulturë

Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë

25 Maj, 2025 7:39 pm
Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga
-Kulturë

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

25 Maj, 2025 3:30 pm
Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde
-Kulturë

Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde

7 Prill, 2025 7:52 pm
Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë
-Kulturë

Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë

28 Mars, 2025 9:39 am
Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit
-Kulturë

Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit

26 Mars, 2025 9:26 am
Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?
-Kulturë

Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?

22 Mars, 2025 9:26 am
Para
Basha reagon për kapjen e 613 kg kokainë: Droga kishte garanci politike, e tha prokurori antimafias italiane

Kokaina/ Armata Kolumbiane përgënjeshtron policinë shqiptare: Aksioni ishte i përbashkët

“Snapchat” me risi të reja, mund të ktheni veten në personazh filmash

“Snapchat” me risi të reja, mund të ktheni veten në personazh filmash

Video/ Në kushte ekstreme varfërie, ‘Opinion’ dhe bamirësit i ndërtojnë shtëpinë

Video/ Në kushte ekstreme varfërie, ‘Opinion’ dhe bamirësit i ndërtojnë shtëpinë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com