Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për një tjetër kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në një dokument që i është nisur KQZ-së, sqarohet se kandidati, Ardian Gjoka, i partisë Lëvizjes për Ndryshim, e drejtuar nga Jozefina Topalli ka qenë në hetim dhe i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Sipas Prokurorisë, Gjoka “ka qenë nën hetim dhe i akuzuar për kryerja të veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve, të parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal nga Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë, e cila e ka dërguar çështjen për gjykim“.
Po ashtu bëhet me dije se lidhur me këtë hetim, kandidati i partisë Lëvizja për Ndryshim rezulton të jetë i dënuar me 3 muaj burgim, nga Gjykata e Tiranës, por ky vendim nuk është përfundimtar. Vendimi i gjykatës është marrë në 15 Mars 2021, por ende nuk është shprehur Gjykata e Apelit për një vendim të formës së prerë./Opinion.al