Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Verifikohen listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 dhjetorit

2016/11/14 at 6:05 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Verifikohen listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 dhjetorit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka verifikuar listat e kandidatëve të partive politike për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Në garën zgjedhore janë përfshirë 12 parti politike dhe koalicione për të siguruar vende në Kuvendin e Maqedonisë.

Tre vende janë caktuar për diasporën, por jo detyrimisht të ketë tre të zgjedhur, pasi që kjo varet nga dalja e tyre në votime.

Zgjedhjet mbahen sipas sistemit proporcional me lista të mbyllura edhe atë në gjashtë njësi zgjedhore dhe në çdonjërën prej tyre zgjidhen nga 20 deputetë.

Sa u përket partive politike shqiptare, beteja kryesore do të zhvillohet në njësinë e gjashtë zgjedhore që përfshinë qytetet me popullatë shqiptare si Tetovën, Gostivarin, Kërçovën dhe një pjesë të Dibrës.

Në garë në këtë njësi janë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe drejtuesit e dy partive të reja, i lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Njohësi i çështjeve politike, Alajdin Demiri ndalet para se gjithash tek partitë e mëdha të cilat, sipas tij, vazhdojnë të dominojnë skenën politike dhe të aktrojnë për “gjoja përfshirjen e kuadrove të rinj në lista”.

“Këta liderë duke dashur që t’i shmangin stereotipat se gjithnjë janë të njëjtit në lista, i kanë larguar disa e të tjerë i kanë afruar. Por, problemi është se edhe ata që i afruan janë të ngjashëm, me atributet, që do të thotë servilë, të dëgjueshëm, të kuptueshëm dhe që nuk do të kundërshtojnë asnjëherë”.

“Kjo është logjika e listave se jashtë kësaj nuk mund të kuptohet. Ndoshta mund të shkohet me tezën se ka demokraci, apo se listat janë demokratike, por kjo nuk qëndron. Këto janë lista të emëruara nga vet liderët dhe paraqesin uzurpim të demokracisë nga ana e tyre”, thotë Demiri.

Sipas tij, një përzgjedhje e këtillë e kandidatëve për deputet është si rezultat i sistemit proporcional me lista të mbyllura.

Beteja kryesore tek partitë maqedonase do të zhvillohet në njësinë e katërt zgjedhore, ku bartës të listave të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së janë liderët partiak, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev. Në listat e VMRO-DMPNE-së, përveç liderit të saj, Nikolla Gruevski ka edhe personalitete të reja politike, por jo edhe disa nga protagonistët kryesorë të saj si Gordana Jankullovska, Mile Janakievski dheSasho Mijallkov që po hetohen për vepra të rënda penale nga Prokuroria Speciale.

Edhe te LSDM-ja, gjithashtu, janë bërë disa ndryshime kuadrosh edhe pse bartës të listave janë sërish figurat kyçe të partisë.

“Partitë po bëjnë përpjekje për të treguar se po bëjnë ndryshime me kandidaturat e tyre, se po sjellin freski, apo se disa më të vjetër i lëshojnë vendin kuadrove të rinj. Por, kjo nuk do të thotë se ata do të anashkalohen në tërësi, pasi mund të jenë sërish pjesë e partisë apo përfaqësues në pushtetin ekzekutiv”, thotë, njohësi i çështjeve politike, Bozhinovski .

Ndërsa duke komentuar listat e VMRO-së, analisti Petar Arsovski thotë kjo parti ishte e detyruar në ndryshime për shkak të reagimeve të opinionit.

“Duket se VMRO-ja ka bërë përpjekje për të freskuar listat me personalitete të reja, përveç liderit i cili vazhdon të qëndroj në krye të listave partiake. Vlerësoj se reagimi i opinionit ka ndikuar në listat e kësaj partie pasi pjesa më e madhe e atyre që janë nën hetime nga prokuroria speciale nuk janë në listat për deputetë”, thotë Arsovski.

Fushata elektorale e partive zgjatë 20 ditë, nga 20 nëntori e deri më 9 dhjetor. Për shkak të krizës së rëndë politikë, këto zgjedhje vlerësohen si më të rëndësishmet që nga pavarësia e Maqedonisë. (REL)

Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
Bota

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

5 Qershor, 2025 7:22 pm
Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
Rajoni

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

5 Qershor, 2025 7:03 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
Bota

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

5 Qershor, 2025 6:29 pm
Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
Bota

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

5 Qershor, 2025 6:11 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
Para
10 Vendet me orarin më të shkurtër të punës në botë

10 Vendet me orarin më të shkurtër të punës në botë

Bisedat/ ‘A të pëlqej?’, zbardhen ngacmimet seksuale të ish-trajnerit ndaj dy të miturve

Bisedat/ ‘A të pëlqej?’, zbardhen ngacmimet seksuale të ish-trajnerit ndaj dy të miturve

Përditësohet WhatsApp, siguri më të madhe në mesazhe

Përditësohet WhatsApp, siguri më të madhe në mesazhe

TE FUNDIT

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
5 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump u shfaq pozitiv në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare me Bashkimin Evropian, gjatë një...

Lexo më shumë

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
5 Qershor, 2025

Vendosja e gabuar e sinjalistikave rrugore në vend ngre shqetësime për mbarëvajtjen e udhëtimit në rrugët e Shqipërisë, si dhe...

Lexo më shumë

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
5 Qershor, 2025

Mes luftës dhe urisë, palestinezët në Rripin e Gazës po presin festën e Kurban Bajramit. Kurban Bajrami shënon provën e...

Lexo më shumë

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
5 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com