Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veprimi pervers politik i Zaevit

2017/10/06 at 6:06 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veprimi pervers politik i Zaevit

Nga Kim Mehmeti*


Në zgjedhjet e fundit parlamentare, LSDM-ja morri mbështetjen e shumë votuesve shqiptarë, edhe atë jo pse atyre u ofroi diçka aq joshëse sa ata nuk kishin si ta refuzonin, por pse ishin të frustruar nga partitë e tyre, e veçanërisht nga gënjeshtrat disavjeçare të BDI-së. Domethënë, BDI-ja është më e merituara pse LSDM-ja u ngrit në një ndër partitë më ‘të mëdha’ shqiptare dhe drejtuesit e kësaj partie shqiptare janë ata që votuesit shqiptarë i shndërruan në numra të thjeshtë për të bërë tregti me partitë maqedonase në pushte, me çka te disa shqiptarë, u ngjall vetëdija politike se, sa të më shesë BDI-ja te partitë maqedonase, atëherë le t’ua shes unë vetë atyre votën time!

Drejtuesit e LSDM-së mirë e lexuan këtë frustrim të votuesve shqiptarë, andaj në vitin 2016, Zaevi atyre ua drejtoi thirrjen t’i bashkëngjiteshin në betejën kundër regjimit kriminel DPMNE-BDI. Dhe shumë shqiptarë iu bashkëngjitën dhe e ndihmuan që ta fitonte këtë betejë dhe të arrinte aty ku ndodhet sot – të vendosë për fatin e Maqedonisë. Që ndërkohë të ndodhë edhe e papritura: që sot, gjatë fushatës parazgjedhore në zgjedhjet vendore, i njëjti Zaev, t’i ftojë shqiptarët që ata të votojnë për kandidatët e BDI-së?! Me çka mbetet e paqartë se cili është Zaevi i vërtetë: ai që deri dje e luftonte regjimin kriminel DPMNE-BDI, apo ky i sotmi që do ta forcojë BDI-në?

Por megjithatë, kanë diçka të përbashkët Zoki i deridjeshëm dhe Zaevi i sotëm, e që e shpjegon veprimtarinë e tij perverse politike ndaj shqiptarëve. E kjo është bindja e tij se mendësia dominante politike e votuesve shqiptarë, është e barabartë me atë të disa vëllezërve të tij partiakë shqiptarë, е me të cilët fotografohet nëpër kafenetë e fshatrave të këtushëm. Nga edhe del përfundimi se nëse VMRO−DPMNE-ja, e ndihmuar nga BDI-ja, aq i poshtëroi shqiptarët, sa ata i trajtonte si jokurrizorë që u nënshtrohen rrugaçëve muskulorë dhe banditëve të BDI-së, drejtuesit e LSDM-së shkuan edhe përtej kësaj: filluan të besojnë se sido që ta kthesh, i mirë dhe politikisht i përdorshëm është vetëm shqiptari i korruptuar. Si dhe shqiptari që nuk mendon më larg se ta ketë numrin e telefonit të kryeministrit, e me të cilin mund të bisedojë kur të dojë, e për çka të dojë, si të ishin shokë të së njëjtës bandë pulëvjedhësish të fshatit.

Po, Zaevi mori vota shqiptare falë frustracionit të tyre ndaj partive që votuesin shqiptar e shndërruan në ‘mall’ fitimprurës, që ua shisnin partive maqedonase në pushtet. Por sot, i njëjti ai Zaev, kërkon nga shqiptarët që ata të votojnë për kandidatët e BDI-së, të votojnë për partinë e cila është shëmbëlltyrë e dështimeve të tyre politike dhe e përbuzjes që atyre ua bëri regjimi DPMNE-BDI. E që do të thotë se ose Zaevi dëshiron BDI-së t’ia lajë borxhin pse i çoi shqiptarët të mendojnë si “qytetarë reformues”, e jo me mendësinë e ‘prapambetur’ etnike, e që i çoi të votonin për LSDM-në. Apo ndoshta pse beson se mendësia dominonte politike e votuesve shqiptarë është aq perverse sa edhe veprimtaria e tij politike.

Sidoqoftë, duhet pranuar se kur janë në pyetje shqiptarët, Zaevi ka përparësi të madhe ndaj VMRO−DPMNE-së: më lehtë është ta përballësh veprimtarinë e tij perverse, që të çon të ndihesh i poshtëruar, se sa mendësinë kriminele të drejtuesve të VMRO−DPMNE-së, e të cilët edhe urrejtjen dhe përbuzjen ndaj tyre, shqiptarët donte t’ua shiste si kujdes të saj ndaj ardhmërisë së tyre. Njëjtë siç duhet vlerësuar Zaevin edhe nëpërmjet asaj se ai as që është duke e fshehur se, njësoj si gjithë liderët e tjerë maqedonas, votuesin shqiptar e çmon vetëm nëpërmjet asaj sa ata mund ta sjellin e ta mbajnë në pushtet. Andaj edhe ndodh që njësoj si deri dje VMRO−DPMNE-ja, edhe LSDM-ja e sotme, votuesit shqiptarë t’i vlerësojë vetëm nëpërmjet asaj sa ata do mund të flijojnë në tempullin e sunduesit maqedonas. Dhe prandaj pra ndodh, që kriminelët dhe vasalët e deridjeshëm të BDI-së, e që i shërbyen VMRO−DPMNE-së – pasi kaluan nëpër lavatriçen e LSDM-së – sot të bëhen ‘reformatorë ’dhe vëllezër të një gjaku të LSDM-së!/Mapo 

*publicist, shkrimtar Shkup

 

Etiketa: kim mehmeti


Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Meshkujt më të mirë në seks i përkasin këtij shteti. Po shqiptarët?

Meshkujt më të mirë në seks i përkasin këtij shteti. Po shqiptarët?

Rama i shqetësuar për Saimir Tahirin: Nuk e di, nuk e pashë sot këtu në takim

Rama i shqetësuar për Saimir Tahirin: Nuk e di, nuk e pashë sot këtu në takim

Spanja nuk humb prej 14 vitesh, çfarë duhet të bëjë Shqipëria?

Spanja nuk humb prej 14 vitesh, çfarë duhet të bëjë Shqipëria?
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com