Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veprimet ushtarake në kufi me Ukrainën, NATO paralajmëron Rusinë

2021/11/15 at 3:33 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veprimet ushtarake në kufi me Ukrainën, NATO paralajmëron Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që të jetë “transparente” në lidhje me aktivitetet e saj ushtarake. Bëhet fjalë për praninë e forcave ushtarake ruse në kufi me Ukrainën të cilën ai i quajti si “përqendrim të madh dhe të pazakontë”.

Në atë pjesë të Ukrainës – ku gjendet kufiri me Rusinë – që nga prilli i vitit 2014 separatistët e mbështetur nga Kremlini po zhvillojnë luftime me forcat ukrainase. Konflikti ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 13.000 personave. “Çdo provokim i mëtejshëm apo veprim agresiv nga Rusia do të ishte një shqetësim serioz”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në Bruksel më 15 nëntor.

Lidhur me situatën në Ukrainë, dy ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, diskutoi me homologun e tij francez, Jean-Yves Le Drian. Departamenti i Shtetit tha se ata diskutuan “raportet për aktivitetin ushtarak rus në dhe afër Ukrainës”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha në një deklaratë më 14 nëntor se Blinken dhe ministri francez ritheksuan angazhimin e fuqishëm të vendeve të tyre për sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Rusinë që të mos bëjë një “gabim tjetër serioz” në Ukrainë.

Ndërkohë, Pentagoni e quajti “të pazakontë madhësinë dhe shtrirjen” e trupave ruse në kufi me Ukrainën. Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime. Zyrtarët evropianë thanë se po vëzhgonin situatën bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe.

Franca në anën tjetër paralajmëroi se çdo veprim agresiv nga Moska do të kishte “pasoja të rënda”. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë pretendimet perëndimore se Moska mbase mund të sulmojë ushtarakisht Ukrainën. Putin e akuzoi Uashingtonin për lëvizje agresive në Detin e Zi, pasi në atë rajon Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur stërvitje të mëdha ushtarake muajt e fundit. Stoltenberg tha më 15 nëntor, ushtrimet e tilla në rajonin e Detit të Zi janë transarente dhe me “qëllime mbrojtëse”./REL

Etiketa: Jens Stoltenberg

Ju sugjerojmë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

15 Nëntor, 2025 8:16 pm
Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
Rajoni

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

15 Nëntor, 2025 6:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

15 Nëntor, 2025 5:30 pm
Para
Balluku: Në 2022 nisim punimet për zgjerimin e aksit nga Elbasani në Qafë Thanë

Balluku: Në 2022 nisim punimet për zgjerimin e aksit nga Elbasani në Qafë Thanë

Shkarkohet nga detyra drejtori i SHKKB-së, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet nga detyra drejtori i SHKKB-së, ja kush e zëvendëson

Lista/ Olsian Çela në garë për anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Lista/ Olsian Çela në garë për anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

TE FUNDIT

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
15 Nëntor, 2025

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur...

Lexo më shumë

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
15 Nëntor, 2025

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand...

Lexo më shumë

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
15 Nëntor, 2025

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes së fundit të raundit të kualifikueseve ndaj Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
15 Nëntor, 2025

Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com